Papa Francesku në gjendje kritike për jetën, Spiropali: Presim me shpresë shërimin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka dërguar një mesazh për Papa Françeskun, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Spiropali shprehu shpresën e saj për shërimin e tij dhe i drejtohet Papës duke thënë se “zëri juaj është një pasqyrim i fuqishëm i së vërtetës”. Ndërsa, ajo shton se lutjet e saj bashkohen me “ato të gjithë komunitetit shpirtëror që mbështet Papa Franceskun”.

Postimi i Spiropalit:

Shenjtëri Papa Françesku,

Në këto ditë kur nga e gjithë bota arrijnë mesazhe e lutje për shëndetin Tuaj, po J’u dërgoj një të tillë nga një vend i dashur për Ju, që e zgjodhët të parin në Europë për ta vizituar. E përcjell këtë mesazh e këtë lutje për shëndetin Tuaj në emër të një fjale: “pritje”. Pritja është një fjalë e fuqishme e mjaft kuptimplotë në Ungjill. Shqiptarët Ju priten me dashuri e zemër të ngrohtë në shtatorin e 2014-ës. Pritën martirët e besimit bekimin e shpalljen e lumnimit Tuaj për ta.

E tani me plot shpresë presim edhe ne shërimin Tuaj! Udhëheqja shpirtëtore e Kishës Katolike dhe referenca Juaj morale për krejt botën është përherë e rëndësishme, por veçanerisht sot kur kohërat po dëshmojnë se asnjë arritje shoqërore e politike në mbrojtje të së mirës së përbashkët dhe të dinjitetit të njeriut nuk duhet të merret kurrë e mirëqenë.

Zëri Juaj është një jehonë e tingull i fortë i së vërtetës, ndaj lutja ime i bashkohet lutjeve të familjes së madhe shpirtërore që ju qëndron afër.

Mënyra ssi Ju i jeni qasur momenteve të vështira të shëndetit është një dëshmi e rrallë se si çdokush duhet ta përballojë sëmundjen. E kujtoj përherë, nëpërmjet mediave, buzëqeshjen Tuaj në dyert e spitalit. Të buzëqeshur Ju presim duke dalë prej tij.

Lexo edhe :  Qeveria propozon fshirje të borxheve tatimore më të vjetra se 10 vite për biznesin

Krishti në Ungjill ka shëruar përherë me dashuri, ndaj me dashamirësi të thellë Ju uroj shërim të shpejtë e të plotë./kb

Të fundit

Elbasani “blindohet” nga agjentët e BKH dhe SPAK, zbulohet arsyeja!

Dhjetëra agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe prokurorë specialë të SPAK kanë zbarkuar ditën e sotme në...

Ndihmoi 38 vjeçarin që rrahu punonjësen e OSHEE dje, arrestohet bashkëpunëtori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar i cili ndihmoi Spartak Carën të largohej nga vendi i ngjarjes pas një incidenti të...

Harroni shpejt? Disa mënyra të thjeshta për të përmirësuar kujtesën tuaj

Kujtesa e mirë është një shenjë e shëndetit optimal të trurit. Disa priren të kenë mangësi në kujtesë me kalimin e moshës; të tjerët...

Françesku, papa i parë në më shumë se një shekull që do të varroset jashtë Vatikanit

Papa Françesku, i cili ndërroi jetë të Hënën pas Pashkëve, po thyen traditën lidhur me vendin ku do të prehet – duke zgjedhur një...

Qumësht me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë, konfirmon AKU

Në Vlorë ka qarkulluar një sasi qumështi dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për...

Lajme të tjera

Web TV