Turqia goditet nga vala e akullit, rekord i ulët prej minus 33.8 gradë Celsius

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas rënies së vazhdueshme të borës në Turqi për ditë të tëra, e ndikuar nga një valë akulli nga Siberia, shumë vende shënuan temperatura dyshifrore minus gjatë fundjavës dhe autoritetet paralajmëruan qytetarët që të mos dalin jashtë pa nevojë, veçanërisht të moshuarit dhe fëmijët.

Në qytetin malor Gole në Ardahan, mbrëmë është matur temperatura minimale prej minus 33.8 gradë dhe në fshatin Bezirhane të rrethit Van ka qenë 28.7 gradë nën zero.

Në Erzurum, ku temperatura e ajrit ishte minus 27.2 gradë, gjithçka ishte e mbuluar me akull, rrugët, xhamat e automjeteve dhe ndërtesave ishin ngrirë, kështu që shumë njerëz mbuluan makinat e tyre me batanije.

Sipas mediave turke, temperaturat në disa provinca turke kanë rënë nën minus 20 gradë.

Stambolli është goditur gjithashtu nga bora, trafiku është ngadalësuar, shkollat ​​janë mbyllur, madje edhe trafiku detar është pezulluar.

Të gjitha shërbimet e urgjencës në vend janë në shërbim 24 orë në ditë.

Sipas parashikimit, moti do të ndryshojë që nga e marta, kur në Turqi temperaturat pritet të jenë mbi zero, ndërsa nga e enjtja pritet që temperaturat të kalojnë mbi dhjetë gradë./kb

Të fundit

Pse shteti shqiptar po ul bonuset për bebet?

Bonusi i bebes po tkurret bashkë me lindshmërinë. Nga miliona që jepeshin dikur, këtë vit janë shpërndarë më pak...

Lufta në Gaza, Papa telefonon presidentin e Autoritetit Palestinez

Papa Leoni ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me luftën në Gazë dhe dhunën në Bregun e pushtuar...

‘Luftë shtrigash’/ Zhupa: Edhe nëse do të kandidonte Donalt Trump, Rama do fitonte

Deputetja e PD ishte e ftuar në një studio televizive, ku foli për aksionin e PD për demaskimin e farsës zgjedhore, e cila deri...

Rama publikon thirrjet e bashkive pas shkarkimit të drejtorëve: Aplikoni!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se disa bashki në vend, përfshirë Durrësin, Shkodrën, Korçën, Dibrën, Fierin, Lushnjën dhe Elbasanin, kanë hapur thirrjet publike për...

Netflix përdor efektet e Inteligjencës Artificiale për herë të parë në një serial

Netflix thotë se ka përdorur efekte vizuale të krijuara nga Al në një nga serialet e tij origjinale televizive për herë të parë. Bashkëdrejtori ekzekutiv...

Lajme të tjera

Web TV