Gjashtë të arrestuar në veri të Mitrovicës, sulmuan tre zyrtarë policorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në veri të Mitrovicës për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Policia tha se arrestimi i të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje mes tyre që ka ndodhur me datë 25.02.2025 në rrugë “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht para kafenesë “Tre sheshira”.

“Pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për ta ndaluar rrahjen e të dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtarët policorë, ku tre (3) zyrtarë policorë kanë pësuar, lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, tha policia në komunikatë.

Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia tha se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme “ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku iu është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

 

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku gashtë (6) personat e dyshuar me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./kb

Të fundit

Kryeministri polak shfaqet papritur me paterica, ja çfarë ka ndodhur me Donald Tusk

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka pësuar një incident gjatë një fundjave me nipërit e tij, teksa bënte ski. Në një...

39 parti regjistrohen në zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 39 parti politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pas regjistrimit të 15 partive ditën e djeshme, në seancën...

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ja kur do të nis numërimi i votave të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se më 26 shkurt do të nisë numërimi i votave të qytetarëve që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike të...

Berisha kërkon të rrëzojë Ramën me listat e vjetra të Lulzim Bashës

Kreshnik Spahiu Pse Berisha po kandidon listën e Lulzim Bashës? Telenovelës 4 vjeçare të luftës Berisha-Basha i erdhi fundi. Aktrimi i artistit të madh me luftën...

Vakti i mëngjesit, zbuloni shkaqet që po ju bëjnë të shtoni peshë

Një mëngjes i mirë dhe i ekuilibruar ju ndihmon të ndiheni të ngopur dhe të kënaqur, ushqen trupin me lëndët e duhura ushqyese dhe...

Lajme të tjera

Web TV