“Po zhduken dokumentet”/ Bashkia Tiranë reagon pas denoncimit të Berishës: Proces rutinë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas denoncimit të kreut të PD Sali Berisha se kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar zhdukjen e dokumenteve, reaguar Bashkia e Tiranës.

Në reagim bëhet me dije se ajo që ka ndodhur sot ishte një proces rutinor i zhvendosjes së arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë.

“Bashkia e Tiranës po kryen një proces routinë për zhvendosjen e arkivës nga godina kryesore drejt godinës së arkivës së Bashkisë. Lajmi i publikuar si nga Sali Berisha, ashtu edhe nga mediat e tjera, është i pavërtetë”, thuhet në reagim.

Pak më parë, kreu i PD Sali Berisha denoncoi se disa dokumente janë duke u larguar me kamion nga Bashkia e Tiranës.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha tregoi pamje të punëtorëve që ngarkojnë dokumentet në kamion, duke i konsideruar këto veprime si një përpjekje për të shkatërruar prova./   S,M

Të fundit

E ftoi Shqipëria, ai zgjodhi Kosovën! Agjenti shpjegon vendimin e Avdullahut

Leon Avdullahu është lajmi i ditës në mediat sportive të Zvicrës. 21-vjeçari zgjodhi Kosovën dhe jo Zvicrën. Sigurisht, mund...

“Buna Fest”, i jep jetë lumit, shkodranët festojnë në “Amazonën shqiptare”

“Buna Fest” në Shkodër ishte festa që i ktheu vëmendjen e munguar prej vitesh lumit Buna, duke bërë bashkë banorët vendas, vizitorë e turistë...

Lamtumira nga Interi, Asllani bën një postim emocionues me foton e vjetër

Kristjan Asllani i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Interit, pas huazimit të tij te Torino. Mesfushori kuqezi publikoi në rrjetet e tij sociale një letër...

Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare! I duhet për… Serie A

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Vendimi është marrë më 22 gusht, shkruan A2...

Gaz Bardhi drejtues i demokratëve? Ja si përgjigjet Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për shtyp në selinë blu ka vlerësuar punën e Gazment Bardhit si drejtues i Grupit Parlamentar të Partisë...

Lajme të tjera

Web TV