Egli ka qenë duke biseduar me mikun e saj Shkëlzenin dhe i ka hapur zemrën për ndjenjat e saj ndaj Gjestit.

Egli:

Pavarësisht se çfarë ka ndodhur dhe nuk u kthye ajo që unë doja, është gjëja më e bukur që më ka ndodhur këtu. Më ka hapur sytë. Mendoja se kisha ardhur në një vend që vdisnin për mua. Kam dëgjuar çdo gjë për veten time këtu, më ka bërë shumë të fortë, më ka lodhur dhe më ka bërë të fortë.

Shkëlzeni:

Të ka bërë realisht shumë të fortë.

Egli:

Është shumë sakrificë e madhe që rrin në shtëpi me njerëz që nuk i do. Shyqyr që je ti dhe Kelly. Të rrish në një shtëpi me njerëz që nuk i do dhe të mos rrish me njërëz që i do.

Shkëlzeni:

I keni të tërë kundër. Mua më thonë pse nuk i flet Eglit por Gjestit.

Egli:

Duhet t’i jap drejtim kësaj gjësë sepse nuk dua të dëmtoj as veten dhe as familjen.

Shkëlzeni:

Ke shkuar deri në gjysmë, do kthehesh në pikën A?

Egli:

Do përpiqem shumë.

Shkëlzeni:

Nuk të kam ditur kaq të fortë.

Egli:

As unë nuk e dija, e dija që kisha intuitë, por të duroja kaq shumë nuk e kam pritur.

Egli:

E kam duruar sepse e kam shumë të vështirë ta largoj. Do e kuptosh sa e amplifikuar është gjëja kur e ke këtu njeriun që do. E dua si njeri mbi të gjitha.

Shkëlzeni:

E kam kuptuar.