Rritet çmimi i energjisë elektrike në Kosovë?/ Opozita: Qeveria Kurti po vjedh qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO], kanë kërkuar shtrenjtimin e energjisë elektrike në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Kreu i Bordit të Zyrës  Rregullatorit për Energji Elektrike, Ymer Fejzullahu, i cili ka deklaruar se kompanitë në fjalë kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave te reja, duke shtuar se në fund të muajit mars pritet që bordi të dalë me propozime të reja për këtë çështje.

Ndaj kërkesave të kompanive për rritje të çmimit të energjisë ka reaguar opozita.

Ata kanë bërë me dije se qeveria aktuale e ka përgatitur terrenin për ngritje të çmimit të rrymës.

Zyrtarët e PDK-së dhe LDK-së kanë drejtuar gishtin nga Qeveria Kuti.

Nga rradhet e LDK ka reaguar Hykmete Bajrami, e cila kerkon qe qytetarët e Kosovën të dinë, nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti se në këtë mandat nuk ka bërë asnjë investim për shtimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë.

Çfarë ka bërë qeveria Kurti për të rritur prodhimin e energjisë? Zero investime në kapacitete gjeneruese që nga viti 2021: Asnjë projekt i ri për prodhimin e energjisë,  Asnjë investim në kapacitetet ekzistuese,  Asnjë strategji për uljen e varësisë nga importi. Për 4 vite, qeveria ka lënë vendin në mëshirën e çmimeve të importit, ndërkohë që qytetarët paguajnë fatura gjithnjë e më të larta.

Nëse do të ketë rritje të çmimit të energjisë, kjo nuk do të jetë hera e parë që ndodh në Qeverinë Kurti.

Në këtë mandat qeverisës, fatura e energjisë elektrike janë ngritur disa here, ndersa ne mbyllje te vitit te kaluar, ne prag te festave dhe ne temperature me minus, vendi kaloj disa dite pa energji elektrike./k.k

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV