Interi “fluturon” në Kupën e Italisë. Zikaltërit e Simone Inzagit, mposhtën me rezultatin 2-0 Lazion, në duelin çerekfinal, duke u kualifikuar kështu për në raundin gjysmëfinal, ku do të përballen me kuqezinjtë e Milanit, në derbin e Madoninës.
Supergoli i Arnautovic në minutën e 39-të dhe goli i Calhanoglu në minutën e 77-të me penallti, i siguruan fitoren Interit.
Për sa i përket Kristjan Asllanit, mesfushori shqiptar qëndroi në fushë 63 minuta, teksa më pas u zëvendësua nga Calhanoglu./ D.C