Reshje shiu në të gjithë territorin, si parashikohet moti për këtë të mërkurë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa në qarkullim.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit dhe jug përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes reshjet me intensitet deri dhe mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 1-8 m/s,ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të arrijë shpejtësi 9-17 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 2 deri 12°C
në zonat e ulëta 5 deri 18°C
në zonat bregdetare 7 deri 18°C/     S,M

Të fundit

Sarandë/ Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, burg për dy tutoret

Gjykata e Sarandës vendosi masën “arrest në burg” për 42-vjeçaren Silvana Osmani dhe 39-vjeçaren Luljeta Doda të arrestuara nga...

Ristani përgënjeshtron Berishën: Lajmi për zhdukjen e dosjeve dashakeq dhe i pavërtetë!

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka përgënjeshtruar sot kryetarin e PD, Sali Berisha, lidhur me deklaratat e tij se administrata e Bashkisë...

Rikualifikimi i hyrjes së Shkodrës, qeveria miraton fondin 402 mln lekë për shpronësimet

Këshilli i Ministrave miratoi sot shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi i hyrjes...

Basha nga Uashingtoni: Heqja e vizave me SHBA, zotimi ynë në 4 vitet e ardhshme

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përsëritur angazhimin e tij për liberalizimin e vizave mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në...

Masat për zyrtarët e ‘Bujqësorit’/ Pedagogu: Tenderat janë marrë me telefon nga lart!

Pedagogu Lush Susaj ka komentuar skandalin e fundit në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), ku Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi 24 masa sigurie për...

Lajme të tjera

Web TV