Ja cila është lënda narkotike më e konsumuar në Shqipëri dhe vendet e rajonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vendet e Ballkanit Perëndimor kanabisi ishte më i përdoruri nga të rinjtë që janë përdorues të lëndëve narkotike me 42% të të anketuarve, ndjekur nga medikamentet antidepresive pa recetë me 22% dhe kokaina me 21%.

Të dhënat janë njoftuar nga Agjencia Europiane e Drogës, e cila përshiu 4442 të anketuar, të moshës 18 vjeç e lart, që kanë përdorur drogë vitin e kaluar nga Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Sipas studimit më pak se 3% e të anketuarve raportuan se kishin marrë trajtim për të ndaluar përdorimin e ndonjë substance narkotike.

Pjesëmarrësit në anketim nga Ballkani Perëndimor raportuan arsye të ngjashme me të rinjtë europianë për përdorimin e drogës, thuhet në studim.

Rreth 84% e të anketuarve që raportuan përdorimin e substancës narkotike “ekstazi” dhe mbi 50% që raportuan përdorimin e kokainës, amfetaminës dhe ketaminës, deklaruan se i kishin përdorur këto substanca “për argëtim”.

Mbi 65% e atyre që raportuan përdorimin e kanabisit deklaruan se e kishin përdorur “për të reduktuar stresin” ose “për t’u çlodhur”.

“Megjithëse shifrat ishin shumë të ulëta, thotë studimi, rreth gjysma e të anketuarve që raportuan përdorimin e heroinës në këtë rajon përmendën “varësinë” si arsyen kryesore”.

Shumica e substancave të përfshira në sondazh si kanabisi, amfetamina, metamfetamina, heroina, ketamina u raportuan nga të anketuarit se përdoreshin në shtëpi.

Shumica e pjesëmarrësve të anketës në Ballkanin Perëndimor që raportuan se përdornin substancë narkotike “ekstazi” thanë se bënë këtë në festivale muzikore (81%), ndërsa kokaina përdorej kryesisht në bare ose klube (71%).

Anketa u zhvillua në 30 gjuhë midis majit dhe korrikut të vitit 2024 dhe përfshiu sipas Agjencisë mbi 66000 evropianë nga 31 vende që iu përgjigjën pyetjeve përmes internetit.

Lexo edhe :  Mbi 80 mijë shqiptarë në Greqi kërkojnë të votojnë më 11 maj

Më shumë se 100 partnerë morën duke përfshirë universitetet dhe organizatat e shoqërisë civile. Partnerët e Ballkanit Perëndimor morën pjesë në anketim për herë të dytë, përmes projektit “IPA8 “ të mbështetur nga Bashkimi Europian.

Anketimi në internet sipas Agjencisë Europiane të Drogës synon të përmirësojë të kuptuarit e modeleve të përdorimit të drogës në Europë dhe të ndihmojë për politikat dhe ndërhyrjet e ardhshme./VOA  /    S.M

Të fundit

Rikualifikimi i hyrjes së Shkodrës, qeveria miraton fondin 402 mln lekë për shpronësimet

Këshilli i Ministrave miratoi sot shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi...

Basha nga Uashingtoni: Heqja e vizave me SHBA, zotimi ynë në 4 vitet e ardhshme

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përsëritur angazhimin e tij për liberalizimin e vizave mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në...

Masat për zyrtarët e ‘Bujqësorit’/ Pedagogu: Tenderat janë marrë me telefon nga lart!

Pedagogu Lush Susaj ka komentuar skandalin e fundit në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), ku Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi 24 masa sigurie për...

E pjekur apo e papjekur? Ja cila banane është më e mirë për shëndetin

Bananet e pjekura, edhe nëse janë aq të pjekura sa kanë njolla të zeza, janë zgjedhja juaj më e mirë. Sipas hulumtimeve, bananet shumë...

Burri humbet 28 mijë dollarë, u mashtrua nga ‘e dashura’ e krijuar nga IA

Një burrë në Shangai humbi gati 28,000 dollarë, pasi u mashtrua në një "marrëdhënie" në distancë me një të dashur të krijuar nga AI,...

Lajme të tjera

Web TV