SPAK, opozita e re? Mina me sahat që rrezikon reformën në drejtësi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Kur grupi i Pool Mani Pulite të Milanos nisi në vitin 1992 operacionin e famshëm antikorrupsion në Itali, njeriu bazë i kësaj bërthame të prokurorisë, Antonio di Pietro kishte 70% të popullaritetit.

Di Pietro kishte rrëzuar klasën e vjetër politike, por në fakt kishte provokuar ardhjen e një personazhi që ishte pak a shumë një vijues i klasës së vjetër, pasi kishte qenë klient i saj. Ky personazh quhej Silvio Berlusconi dhe u bë Kryeministër i Italisë në vitin 1994. Berlusconi, është mbreti i sondazheve jo vetëm në Europë, pore dhe në botë. Si në aktivitetin ekonomik të bizneseve të tij, audiencës së mediave televizive dhe të shkruara, por edhe hyrjen në politikë.

Berlusconi e mati osë e llogariti perceptimin e sondazheve socialogjike që rezultuan preçize, për të gjitha aspektet e aktivitetit tij. Në sondazhet e Publitalia-s, Antonio di Pietro ishte personi më popullor në Itali me 70% të perceptimit. Fiks siç është sot Altin Dumani dhe SPAK.

Berlusconi e thirri Di Pietron dhe i tha se ndihej ziliqar ndaj popullaritetit të tij, duke i ofruar postin e numrit dy të qeverisë dhe portofolin e ministrit të Brendshëm. Di Pietro nuk e pranoi por me xhentilesë i tha faleminderit. Dy javë më pas i dërgoi një kërkesë për tu paraqitur në prokurori. Ku Silvio Berlusconi ishte nën hetim për korruptim t policisë financiare. Aty nisi tmerri; Berlusconi çoi në prokurorinë e Milanos të gjithë inspektorët e ministrisë së Drejtësisë. Që ja nxinë jetës të gjithëve. Megjithatë, provat u gjetën dhe Berlusconi u thirr nën hetim.

Por kjo situatë krijoi një përplasje, Di Pietro nuk ishte më ai që kërkonte të hetonte pandëshkueshmërinë e vjetër, por politikanët e rinj. Mediat pranë Berlusconit nxorën një situatë koti të Di Pietros që kishte marrë një makinë nga një personazh i lidhur me krimin kur ishte oficer policie. Di Pietro dha dorëheqjen dhe hyri në politikë kundër Berlusconit. Formoi një parti të vogël që nuk pati rezutate të mëdha por në fund, ishte një nga politikanët që ndikuan në largimin e Berlusconit si Kryeministër në 2011-n.

Lexo edhe :  Mes Kërtis Jarvin dhe Aleksandër Dugin, dy filozofët e prerjes radikale

Ndryshe nga Di Pietro kolegët e tij mbetën në sistemin e drejtësisë. Pasi beteja e tyre nuk se kishte të bënte për individë, edhe pse patën shumë dështime në punën e tyre, por në fund e dhanë një sinjal.

SPAK është një revolucion i vërtetë institucional në Shqipëri, që erdhi si një rezultante e të gjitha eksperiencave në europë dhe rajon. Madje kundërshtarët e tij, përkatësisht përkrahësit e Sali Berishës thonë se SPAK është një homologe e Di Pietros e krijuar nga amerikanët për të zhdukur klasën politike në Shqipri.

Në të vërtetë kjo është një fake news i madh. As në Itali, as në Kroaci, as në Rumani, askund nuk është hedhur në erë klasa politike. Në Itali pati vetëm një efekt. Ai ishte Betino Craxi, udhëheqësi karizmatik i socialistëve italinë. Një udhëheqës autoritar, që kishte distancë higjenike edhe me SHBA dhe me Bashkimin Sovjetik. Por që Amerikanëve në një rast u tregoi vendin, duke u çuar karabinierët. Craxi, pas kësaj e kishte fiksim se po a bëjnë amerikanët dhe u arratis në Tunizi, edhe pse ishte shumë i sëmurë me diabet. Rasti Craxi, krijoi një marrëdhënie sentimentale, që edhe pse nuk ndihmoi udhëheqësin e socialistëve italianë, familjën e tij dhe mikun e afërt Silvio Berlusconi, ju dha sukses në politikë.

Në këtë logjikë, SPAK në Shqipëri, nuk është krijuar si një instrument politik, edhe pse njerëzit brenda tij janë të lidhur me poltiikën, pasi janë zgjedhur në një mekanizëm ku si PS edhe PD ka pasur peshën e duhur. Por hetimet e SPAK, nuk mund të krijojnë kurrë një logjikë politike përveçse një pushteti për të rrëzuar kështjellën e gjatë të pandëshkueshmërisë. Nëse prokurorët e SPAK futen në lojën e të pandëshkueshmëve, ata nuk janë më prokurorë, por thjeshtë shërbëtorë të të paprekshmëve./   S,M

Të fundit

VIDEO/ “Çmendet” roboti kinez, sulmon njerëzit

Ky është momenti tronditës kur një robot ka bërë një veprim të pakontrolluar teksa duket se sulmon një turmë...

Tragjedi në Sudan / Rrëzohet avioni ushtarak, 46 viktima

Të paktën 46 ushtarë dhe civilë kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak mbi një shtëpi në rajonin Omdurman në...

SHBA do të shesë ‘viza të arta’me vlerë 5 milionë dollarë,nuk përjashtohen oligarkët rusë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se planifikon shitjen e lejeve të ‘arta’ të qëndrimit për pesë milionë dollarë, dhe se oligarkët rusë nuk...

Gjendet i pajetë një 70 vjeçar në Tiranë

Më datë 26.02.2025, rreth orës 18:25, në Astir, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 70 vjeç. Paraprakisht...

Sulm para gjykatës ku zhvillohej seanca për vrasjen e boksierit shqiptar, pamjet 

Janë publikuar pamjet nga sulmi ku mbetën të plagosur disa persona jashtë një gjykate në Gjermani, po mbahej seanca gjyqësore për vrasjen e boksierit...

Lajme të tjera

Web TV