Si e dinte Keli se sot arrestohet Edi Rama?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Kështu shkoi Alibeaj drejt medias dhe deklaroi mbrëmë në ora 21.34 se “Rama do të mbajë fjalimin e fundit në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar socialist para se të thirret në SPAK”.

‘Keli’ i thërret vetëm bashkëjetuesja, e cila është edhe anëtare e Gjykatës Kushtetuese; andej vjen lajmi i sigurt.

Këta të llojit ‘drejtësi’ marrin e japin me njëri-tjetrin nëpër kulisa dhe mësojnë plot gjëra të tmerrshme. Aq më tepër që në rastin e Enkelejd Alibeaj, femra e tij ka plot të drejtë t’i bëjë lajka me një dhuratë si ‘Edi Rama në burg’. Keli është kryetar i një prej pjesëve të PD dhe e do adrenalinën e krevatit, adrenalinën se ‘nesër arrestohet ai që më ka zënë diellin!”.

Kështu shkoi Alibeaj drejt medias dhe deklaroi mbrëmë në ora 21.34 se “Rama do të mbajë fjalimin e fundit në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar socialist para se të thirret në SPAK”.

SPAK është kthyer në Panair, aty ku ekspozohen dhe tregtohen që nga marrëzitë, dëshirat, vogëlsirat me fustane grash, fate njerëzish e deri interesa kombëtare. 3 orë para arrestimit të Erion Veliaj, arrestimin e dinte vetë Ed Paloka, siç u deklarua. Gjithçka e kanë nën këmbë disa njerëz të panjohur, të pa votuar, të pa certifikuar.

Jo vetëm të ‘pazgjedhur’, por ‘të zgjedhurit’ e vetëm që kanë të drejtë të dhunojnë këdo, të të mbyllin në burg- ke apo nuk ke të drejtë, të të zhveshin nga dinjiteti, të të zhveshin nga prona, nga miqësia, nga prindërimi.

Këta janë fiksuar në këtë jetë si njerëzit që nuk gjykohen kurrë, veç hetojnë e gjykojnë.

Në panairin e SPAK, dalëngadalë, është krijuar obsesioni i një grushti kundër të gjithëve. Praktikisht ndodhemi para një plani të rrezikshëm të SPAK që po tenton të marrë në dorë zgjedhjet e 11 Majit. Sipas SPAK, ushtria e tij do të rrethojë çdo qendër votimi, me pranga në duar, me ‘stilolapsë me helm’ alias Berishë, me pranga, me një shikim si në pllakatin e famshëm të Sigurimit të Shtetit me syrin e njeriut në syrin e shqiponjës. Frikësohen njerëzit, frikësohen si atëherë…, dhe këtë herë e japin votën për SPAK. Në mos e japin votën, SPAK ka në plan të numërojë votat dhe të shpallë rezultatin.

Lexo edhe :  Gangsterët e hetimit

Po shkojmë drejt një gjendjeje të planifikuar tmerrshëm.

Fillimisht SPAK ka lëshuar lajmin se ‘sot arrestohet kryeministri’. Pas arrestimit të kryeministrit, nis kaosi; njerëz vrasin njerëz si në vitin 1997; auatobildat dalin rrugës vetëm pas disa ditësh, kopshtet dhe çerdhet boshatisen, spitalet kush mund të rrojë… Pastaj numërojnë votat.

Skenarët janë të tmerrshëm. Nuk po them se do të realizohen, ndoshta për fat.

Por këtej e ka mësuar Keli se do të arrestohet Edi Rama. Të parët e marrin vesh këta të Drejtësisë, së pari gruaja në krevat. Burra të tjerë kanë krevate të tjerë. Në fund të fundit krevati dhe luga e kanë marrë në dorë Drejtësinë. SPAK është i ndarë në tre apo katër krevate: Njëri Berisha, tjetri Meta, tjetri nga ‘Vis Martini’ dhe ndoshta i katërti nga plani për shitjen e detit.

Me sa duket në SPAK zhvillohet Lufta e Ftohtë. Ata që janë për rrënimin e vendit dhe largimin nga Europa, këta provokojnë me ‘grushte’ dhe kërkojnë katastrofën e vitit 1997. Ata që janë me Ilir Metën nuk janë me Saliun, sepse ky ka  bashkëpunuar fshehurazi me SPAK dhe po ia hedh. Të vrarët e tyre në varre, këta pa gjemb në këmbë. Të tjerët që vijnë nga ‘klasat e përmbysura’ bëjnë luftë demokratike për rrëzimin me dhunë të shtetit…, mes të cilëve edhe Keli.

Por Keli nuk ka faj; Keli u mburr para burrave se sa shumë gjëra di e shoqja në Kushtetuese. Dreqi ta marrë këtë punë./    S,M

Të fundit

Arrestimet te “Bujqësori” / Lihen në fuqi masat për 19 personat e dyshuar

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 19 personat e dyshuar, ndërsa ndryshoi vetëm për 5 të...

Mbi 21 tonë mandarina me kimikate/ Produkti u ble nga fermerët në Berat dhe Sarandë

Prokuroria e Beratit ka urdhëruar arrestimin e tre personave për një skandal ushqimor që përfshin mbi 21,000 kg mandarina të kontaminuara me pesticide të...

Donald Trump: Ukraina ta harrojë anëtarësimin në NATO

Ukraina mund ta harrojë anëtarësimin në NATO, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump. Ndërkohë, sipas presidentit Trump, lideri i Kremlinit duhet t’i bëjë lëshime Ukrainës. “Putin...

Berisha: Shumë shqiptarë guximtarë, flijuan veten apo rininë për fjalën e lirë!

Në takimin e zhvilluar me ish-të përndjekur politikë dhe familjarë të tyre, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se Shqipëria është vendi i...

Braktiset Meta-Kryemadhi/ Denis Hidri, anëtar Kryesie, largohet nga Partia e Lirisë

Një tjetër zyrtar i Partisë së Lirisë ka tradhtuar çiftin Meta-Kryemadhi. Denis Hidri, anëtar kryesie dhe ish-kandidat për deputet është distancuar me akuza. Ai shkruan...

Lajme të tjera

Web TV