Do kalonte eskorta e Ramës, tropojani nuk duron dhe merr zvarrë policin në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e së martës në zonën e Freskut në Tiranë.

Efektivi i Policisë Rrugore që u përplas nga një makinë ka dëme të shumta dhe thyerje në trup si pasojë e përplasjes.

Në momentin e ngjarjes, dy efektivë të “Rrugores” ishin të planëzuar për hapjen e qarkullimit në zonë, pasi do të kalonte eskorta e Kryeministrit Edi Rama.

Drejtuesi i makinës, Isniq Nokshiqi, 36 vjeç, me origjinë nga Tropoja, ka qenë i ndaluar, duke ofenduar dhe bërtitur.

Policët i janë afruar për ta qetësuar dhe për t’i kërkuar të lëvizë makinën, por i riu u është kthyer me tone të ashpra edhe policëve, duke i ofenduar.

Në momentin që njëri prej policëve ka qenë para makinës, i ka dhënë gaz dhe e ka marrë para për disa metra, duke i rrezikuar seriozisht jetën.

Menjëherë pas ngjarjes Nokshiqi u largua, por u lokalizua nga agjentët e Komisariatit nr. 4 dhe më pas u arrestua./   S.M

Të fundit

Arrestimet te “Bujqësori” / Lihen në fuqi masat për 19 personat e dyshuar

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 19 personat e dyshuar, ndërsa ndryshoi vetëm për 5 të...

Mbi 21 tonë mandarina me kimikate/ Produkti u ble nga fermerët në Berat dhe Sarandë

Prokuroria e Beratit ka urdhëruar arrestimin e tre personave për një skandal ushqimor që përfshin mbi 21,000 kg mandarina të kontaminuara me pesticide të...

Donald Trump: Ukraina ta harrojë anëtarësimin në NATO

Ukraina mund ta harrojë anëtarësimin në NATO, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump. Ndërkohë, sipas presidentit Trump, lideri i Kremlinit duhet t’i bëjë lëshime Ukrainës. “Putin...

Berisha: Shumë shqiptarë guximtarë, flijuan veten apo rininë për fjalën e lirë!

Në takimin e zhvilluar me ish-të përndjekur politikë dhe familjarë të tyre, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se Shqipëria është vendi i...

Braktiset Meta-Kryemadhi/ Denis Hidri, anëtar Kryesie, largohet nga Partia e Lirisë

Një tjetër zyrtar i Partisë së Lirisë ka tradhtuar çiftin Meta-Kryemadhi. Denis Hidri, anëtar kryesie dhe ish-kandidat për deputet është distancuar me akuza. Ai shkruan...

Lajme të tjera

Web TV