E pjekur apo e papjekur? Ja cila banane është më e mirë për shëndetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bananet e pjekura, edhe nëse janë aq të pjekura sa kanë njolla të zeza, janë zgjedhja juaj më e mirë. Sipas hulumtimeve, bananet shumë të pjekura janë më efektive në mbrojtjen e shëndetit tonë pasi përmbajnë një substancë të quajtur “faktori i nekrozës së tumorit” (TNF – Tumor Necrosis Factor) i cili ka aftësinë të veprojë kundër qelizave jonormale. Për më tepër, sa më shumë njolla të zeza të ketë banania, aq më shumë mund të forcojë sistemin tuaj imunitar.

 

Hulumtimet japoneze kanë treguar se faktori TNF që gjendet në bananet e pjekura ka efekte të forta kundër kancerit dhe forcon sistemin imunitar. Studiuesit japonezë arritën në përfundimin se konsumimi i rregullt i bananeve mund të parandalojë edhe sëmundje të tilla si kanceri. Besohet se ato janë 8 herë më efektive në rritjen e qelizave të bardha të gjakut sesa bananet jeshile ose ato të freskëta, pa njolla të zeza ose njolla në lëvozhgë.

Hulumtimi zbuloi se bananet e papjekura përmbajnë gjithashtu faktorin TNF, por në një dozë shumë më të vogël, kështu që nuk është aq efektive kundër qelizave jonormale. Në fakt, fuqia e përbërësve mbrojtës të bananes, si dhe e antioksidantëve që ajo përmban, rritet sa më shumë të piqet. Vihet re se eksperimenti i kryer nga shkencëtarët japonezë përfshinte fruta të ndryshme të pjekura, si banane, mollë, rrush, hurmë, dardhë, shalqi dhe ananas të gjitha frutat u krahasuan me bananen dhe dha rezultatet më të mira. Bananet shumë të pjekura janë të pasura me sheqerna, ndaj është mirë të shmangni konsumimin e shpeshtë të tyre nga diabetikët./k.k

Të fundit

Norvegji/ U goditën nga orteku, një i vdekur dhe një i plagosur

Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek. Ngjarja ka...

Rritet numri i rasteve me fruth në SHBA! Autoritetet konfirmojnë dy viktima

Numri i viktimave nga epidemia e fruthit në Teksas dhe Nju Meksiko të SHBA-ve ka shkuar në dy, konfirmoi sot sekretari amerikan i shëndetësisë...

Pakënaqësia në punë, faktorët nxitës

Fatkeqësisht, kushtet që nxisin pakënaqësi në punë janë konkrete, ato janë aty dhe jo gjithmonë dimë si të reagojmë në kohë. Nga ana tjetër,...

Marsi dikur kishte oqeane, plazhe ‘të stilit të pushimeve’

Të dhënat nëntokësore nga Marsi sugjerojnë se planeti mund të ketë pasur dikur oqeane dhe plazhe të ngjashme me ato të Tokës, sipas një...

E ftohura mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, ja çfarë të bëni

Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna. Ka shumë arsye të...

Lajme të tjera

Web TV