Kurti: Si fitues të zgjedhjeve, qytetarët presin nga ne formimin e institucioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i bëri thirrje të mërkurën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për më shumë angazhim në përmbylljen e procesit të numërimit të votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit, në mënyrë që të hapet rruga krijimit të institucioneve të reja.

Ai i bëri këto komente në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, në ditën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi numërimin e votave të hedhura nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës në përfaqësitë diplomatike të vendit.

“Kemi hyrë në fazën finale të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sot fillon numërimi i votave të diasporës sipas njoftimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më së largu deri javën tjetër pritet të kemi rezultatet përfundimtare për subjektet politike. Si fitues të qartë të zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë”, tha kryeministri Kurti.

Pas numërimit të votave të hedhura nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës pritet të nisë edhe numërimi i votave të dërguara me postë, që do të shënonte edhe një hap drejt përmbylljes së tërësishme të këtij procesi. i cili është përshkuar me kritika për vonesa dhe probleme teknike.

Mbi 15 mijë e 300 vota janë hedhur në përfaqësitë diplomatike të Kosovës ndërkaq mbi 68 mijë e 700 vota janë dërguar me postë, prej të cilave afër 63 mijë janë miratuar.

Lexo edhe :  Ndihmë sociale në këmbim të votës/Policia e Kosovës në aksion,shënjestër strukturat serbe

“Ndërsa të gjithë presim nga KQZ edhe më shumë angazhim për përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve për të përmbyllur kësisoj një proces zgjedhor të lirë, të rregullt, të ndershëm e demokratik me pjesëmarrje masive të qytetarëve”, tha kryeministri Kurti.

Partia e kryeministrit Albin Kurti. lëvizja Vetëvendosje doli e para në këto zgjedhje me afro 41 për qind të votave, pasuar nga Partia Demokratike me rreth 22 për qind, Lidhja Demokratike me rreth 17 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me partnerët rreth 7 për qind.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje ende nuk kanë bërë komente lidhur me bashkëpunimin e mundshëm me ndonjë subjekt tjetër politik ndërsa po presin numërimin e të gjitha votave.

Por, sipas vëzhguesve të proceseve zgjedhore në Kosovës, votat e diasporës nuk pritet të sjellin ndryshime të mëdha në rezultatin aktual i cili sipas tyre ka lënë të hapura disa mundësi për formimin e qeverisë meqë asnjëra nga partitë politike duket se nuk do të mund të formojë e vetme qeverinë e re./k.k

Të fundit

Norvegji/ U goditën nga orteku, një i vdekur dhe një i plagosur

Një shtetas britanik ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasi u goditën nga një ortek. Ngjarja ka...

Rritet numri i rasteve me fruth në SHBA! Autoritetet konfirmojnë dy viktima

Numri i viktimave nga epidemia e fruthit në Teksas dhe Nju Meksiko të SHBA-ve ka shkuar në dy, konfirmoi sot sekretari amerikan i shëndetësisë...

Pakënaqësia në punë, faktorët nxitës

Fatkeqësisht, kushtet që nxisin pakënaqësi në punë janë konkrete, ato janë aty dhe jo gjithmonë dimë si të reagojmë në kohë. Nga ana tjetër,...

Marsi dikur kishte oqeane, plazhe ‘të stilit të pushimeve’

Të dhënat nëntokësore nga Marsi sugjerojnë se planeti mund të ketë pasur dikur oqeane dhe plazhe të ngjashme me ato të Tokës, sipas një...

E ftohura mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, ja çfarë të bëni

Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna. Ka shumë arsye të...

Lajme të tjera

Web TV