Ushqimet ideale për syfyr dhe iftar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besimtarët myslimanë do agjërojnë  muajin e shenjtë të Ramazanit, ndonëse këtë vit janë të detyruar të mos mblidhen me të afërmit në iftar, apo në xhami për të kryer faljen.

Për ta pasur sa më lehtë agjërimin, dietologët rekomandojnë disa ushqime për syfyr dhe iftar. Në syfyr duhet të hani ushqimet e duhura që ju furnizojnë me energji gjatë ditëve të agjërimit.

Syfyri duhet t’i përmbajë këto ushqime:

Frutat dhe perimet – Pasi që janë të pasura me fibra, pemët dhe perimet janë thelbësore gjatë agjërimit, pasi që e rrisin ndjenjën e të qenit i ngopur, si dhe parandalojnë kapsllëkun. Gjithashtu, ato përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë vitale për shëndetin e mirë.

Oriz dhe alternativa tjera – Ushqimet me karbohidrate dhe fibra si orizi ngjyrë kafe dhe buka me miell të pasitur marrin më shumë kohë të treten, gjë që i mban nivelet e energjisë më gjatë.

Mish dhe alternativa tjera – Mishi i pulës, peshku dhe produktet tjera djathore pa yndyrë janë burim i mahnitshëm i proteinës, si dhe e kufizojnë yndyrën. Veç kësaj, ato ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit.

Për iftar
Iftari është koha ku i rimerrni energji, prandaj këtu duhet t’i konsumoni të gjitha ushqimet e duhura që ju ngopin.

Frutat dhe perimet – HPB rekomandon dy pjata pemë dhe dy pjata perime brenda dite. Sigurohuni që ta keni nga një pjatë të secilës gjatë ramazanit.

Orizi dhe alternativat tjera – Buka me miell të pasitur, petët e krundeve etj., janë karbohidrate komplekse që e furnizojnë trupin me energji, fibra dhe minerale. Ndryshe nga ushqimet me sheqer dhe ëmbëlsirat që digjen shumë shpejt, ato do t’ju furnizojnë me nivele më të forta të nivelit të energjisë.

Lexo edhe :  Dremitje e fortë: sa duhet të zgjasë një sy gjumë

Mish dhe alternativa tjera – Hani ushqime si pula, peshku, vezët dhe produkte tjera djathore. Gjithashtu, për t’i mbajtur shujtat e shëndetshme kufizojeni përdorimin e vajit./  S,M

Të fundit

Studim mbi ngjyrën e preferuar të femrave në veshje

Zgjedhja e ngjyrave në veshjet e femrave lidhet ngushtë me emocionet, personalitetin dhe mesazhin që duan të përcjellin. Studimet...

Rama: I thamë drejtësisë të hajë nga trupi ynë, por kafshimet gabim janë tragjedi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me asambletë socialiste të njësive 8, 9 dhe 11 në Tiranë, ku u ndal te reforma...

Rama mesazh socialistëve: Do ngrejmë flamurin e Shqipërisë për herë të dytë pas 1912

Gjatë fjalës së tij drejtuar socialistëve Rama renditi disa arsye se përse ata duhet të jenë krenar për Partinë Socialiste. Rama tha se këto zgjedhje...

U akuzua për fraza rraciste ndaj Galatasarayt, federata turke dënon ashpër Mourinhon

Sfida mes Galatasaray dhe Fenerbahce në kampionat u mbyll me shifrat 0-0, por jo pa polemikat e zakonshme mes dy klubeve të Stambollit që...

Berisha ftohet nga IDU në forumin e Brukselit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë një ftesë zyrtare nga Unioni Internacional Demokratik (IDU) për të marrë pjesë në Forumin IDU 2025,...

Lajme të tjera

Web TV