Rama: I thamë drejtësisë të hajë nga trupi ynë, por kafshimet gabim janë tragjedi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me asambletë socialiste të njësive 8, 9 dhe 11 në Tiranë, ku u ndal te reforma në drejtësi dhe sfidat e sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se objektivi kryesor i Partisë Socialiste nuk ka qenë thjesht mbajtja e pushtetit, por ndërtimi i një drejtësie të pavarur dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Në këtë proces ka gjëra që nuk shkojnë fare, por për pesë vite kemi shtrënguar dhëmbët dhe kemi mbyllur gojën për të garantuar pavarësinë e drejtësisë. Ama nuk mjafton vetëm pavarësia, duhet edhe profesionalizmi dhe standardi demokratik,” tha Rama.

Ai u shpreh kundër arrestimeve pa gjyq dhe theksoi se reforma duhet të garantojë një sistem drejtësie me standarde evropiane, duke e ndarë atë nga praktikat që, sipas tij, ngjasojnë me ato ruse.

“PS ka dy mandate që qeveris e vetme dhe i thotë drejtësisë: dil e pavarur, ha trupin tim, s’ka problem. Rëndësi ka që të gjithë të bëhen të barabartë para ligjit. Por kafshimet gabim të drejtësisë janë tragjedi,” tha kryeministri.

Duke përmendur parimet bazë të demokracive perëndimore, ai kujtoi se në një sistem të drejtë, barra e provës i takon akuzuesit dhe të gjithë janë të pafajshëm derisa të provohet e kundërta./e.t

Të fundit

Veliaj nga burgu: Ols Dado e çau karrierën nga shtrati, djali im nuk e di që jam në qeli

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit ku ndodhet prej 13 shkurtit, i është përgjigjur...

Veliaj falenderon Ramën: Po i qëndron në krye punëve të Bashkisë, s’po djegim letrat

Në një intervistë të dhënë me shkrim për emisionin Top Story në Top Channel me Grida Dumën, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj foli edhe...

Ekspertët: Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të si garantuese e sigurisë së Ukrainës

Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë pasi partia e tij demokristiane fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit, ka thënë se...

“Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”/ Kongresmeni dhe eurodeputeti, kritika ndaj Pentagonit

Një qëndrim ofendues për Kosovën ka sjellë kritika të forta ndaj Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Kongresmeni, Ritchie Torres, dënon zëdhënësen e Pentagonit, Kingsley Wilson,...

Tonali rrëfen varësinë nga bastet/ 6 muaj nuk përdora fare celular, shkova në psikiatër!

Sandro Tonali, mesfushori italian i Newcastle dhe ish-lojtari i Milanit, ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Repubblica”, ku ka treguar si u...

Lajme të tjera

Web TV