Veliaj nga burgu: Ols Dado e çau karrierën nga shtrati, djali im nuk e di që jam në qeli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit ku ndodhet prej 13 shkurtit, i është përgjigjur me shkrim disa pyetjeve të Top Story, në Top Channel me Grida Dumën në lidhje me arrestimin dhe reagimet e tij ndaj prokurorit të çështjes.

Pyetje: Çfarë beteje është të godasësh drejtësinë, kur ju vetë, kur keni dalë nga SPAK, keni folur me konsiderata të larta për standardet e reja të drejtësisë dhe i keni konsideruar kolegë Prokurorët e SPAK? Nga njëra anë, ju dhe gjithë Partia Socialiste jeni investuar ta tregoni Reformën në Drejtësi si produkt të PS, pse i ul kredencialet e tua duke goditur drejtësinë?

Erion Veliaj: Unë nuk po godas drejtësinë! Në SPAK ka plot njerëz dinjitozë, me 10-ta, me meritë dhe me profesionalizëm, që i bëjnë nder kësaj reforme. Dhe po, kolegë janë, punojmë të gjithë për Republikën, për Shtetin, për vendin. Koleg është edhe pastruesi e polici, edhe kryeministri dhe Presidenti – se punojmë të gjithë për një mision, Shqipërinë në Europë e Tiranën si pjesën më Europiane të saj.

Por, nuk ka pyll pa derra dhe nëse na shitet si ajkë dikush me 5-a, që e çan karrierën nga shtrati e jo nga shteti, me konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të kritereve, patjetër që do të flas.

Unë jam në burg, Grida, djalit s’i kemi thënë ende.

Jemi në situatë komplet të pabarabartë: Unë në burg, ku as takoj njeri, as informohem dot. Sot as krerët e kulteve, as deputetët, as dy senatorë italianë, as nënkryetarët e Bashkisë, as anëtarët e Këshillit Bashkiak, e askush tjetër nuk lejohet. Kurse Sali kërma i 21 Janarit e Gërdecit, që i kërkon falje Olsit, është i lirë. Edhe kur ishte në arrest shtëpie dhe nuk i lejohej takimi me asnjë person, përveç familjarëve, ai vazhdonte qetësisht të priste me kuç e me maç pa e ndaluar kush dhe në kundërshtim të urdhërimit të SPAK dhe të vendimit të Gjykatës.

Lexo edhe :  Berisha: Lajme të hidhura për Ramën, Mc Gonigal po kthehet

Po kështu, nuk patën guximin, kur ishte në arrest shtëpie e paraqitej në gjykatë, ta shoqëronin me automjetin e Policisë së Shtetit, por lëvizte me makinën e tij private, serbes-serbes. Jo e njëjta gjë ndodhi me bashkëshorten time, pasi në respektim të ligjit u paraqit ditën e seancës e shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe me automjetin e tyre.

I jap gjithë mbështetjen Drejtësisë, por nëse e duam vërtet, duhet t’ia themi kur ka një masë tumorale në formën-gjuhën-dëftesën-hilen e Ols Dados, që trupi i shëndoshë të mos gangrenizohet nga kati shtesë i kollovarit pa letra në pisllëkun që e emëroi në 2008./kb

Të fundit

Nesër nis muaji shenjtë i Ramazanit/ Kreu i KMSH: Muaji i solidaritetit dhe unitetit

Besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë edhe Shqipërinë, nisin nesër, më 1 mars, muajin e shenjtë të Ramazanit, periudhën...

Juristi Romeo Kara paralajmëron aksione dhe arrestime të reja nga SPAK

Juristi Romeo Kara duke analizuar zhvillimet e fundit në vend, aksionet e SPAK, si edhe arrestimet në vend u shpreh se Prokuroria e Posaçme...

Mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu/ Si pritet të jenë temperaturat gjatë fundjavës

Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku vranësirat dhe reshjet e shiut kanë qenë prezente gjatë gjithë javës....

Egla Ceno ka diçka për të thënë për Gjestin pas marrjes së Zarfit të Zi!

Egla Ceno ka reaguar me një koment thumbues pas ngjarjes së fundit ku Gjesti ka kaluar muret e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ajo ka...

Gazetari: Ja sa pagoi vajza e Berishës për t’i hequr kryedemokratit “non gratën”

Gazetari Anri Bala thotë për emisionin “Opinion” në Tv Klan se sipas tij vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi ka paguar 550 mijë Paund...

Lajme të tjera

Web TV