Mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu/ Si pritet të jenë temperaturat gjatë fundjavës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku vranësirat dhe reshjet e shiut kanë qenë prezente gjatë gjithë javës. Edhe gjatë kësaj fundjave, do të jenë kryesisht dominante.

Herë pas here, vranësirat do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu. Sa i përket të shtunës dhe të dielës, do të rikthehen edhe reshjet e dëborës në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit përgjatë ditës së premte, do të jenë minimalet 1-2 gradë dhe maksimale, jo më shumë se 13 gradë. E shtuna dhe e diela do sjellë një rënie të tyre, më e theksuar do jetë në orët e mëngjesit.

Ftohen mëngjeset duke bërë që minimalet të zbresin në -2 gradë në zonat malore dhe maksimalet jo më shumë se 12 gradë celcius. Era do të jetë kryesisht mesatare, por herë pas here edhe e fortë./   S,M

Të fundit

Gjermani: Kontributet e sigurimeve deri në 50%?

Ekonomisti dhe anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Ekonomisë Gjermane, Martin Werding, ka thënë se punonjësit duhet të përgatiten...

Banorët e Thethit mblidhen këmbëkryq para kishës, prifti drejton kuvendin

Prania e IKMT-së dhe forcave policore në Theth për shembjen e strukturave, duket se ka bërë bashkë banorët si një herë e një kohë. Banorët,...

Besa Kokëdhima zbulon planet për dasmë: Nuk dua të më ngelë gjë peng

Besa Kokëdhima ka ndarë disa nga momentet më të ndjera të jetës së saj personale në një intervistë televizive. E qeshur dhe e sinqertë,...

Trump mund të mos lejohet të flasë në Parlament gjatë vizitës shtetërore në Britani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mund të mos e gëzojë privilegjin e të adresuarit probleme para Parlamentit britanik gjatë vizitës...

Thashethemet për një romancë me Xhensila Myrtezajin, Ledri thyen heshtjen

Në një intervistë televizive, Ledri nuk mohoi zërat për një romancë të re në jetën e tij, pas ndarjes nga blogerja Sara Hoxha, me...

Lajme të tjera

Web TV