ILD kërkon uljen me 40% të pagës për prokurorin Kledian Llaho

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi kërkesën për procedim disiplinor me masën “Ulje page në masën 40% për 1 vit” dhe “Largimi nga detyra e kryetarit”, për prokurorin K.Ll.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj magjistratit K.Ll., në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bazuar në 6 ankesa të një magjistrateje, për shkeljet disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “c” dhe shkronja “l” si dhe neni 102 pika 2, shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë rezulton se:
• Veprimet e mosveprimet e drejtuesit K.Ll., përbëjnë mospërmbushje, në cilësinë e drejtuesit, të detyrimeve të përcaktuara në ligj, në vecanti e detyrave që lidhen me sistemin e menaxhimit të çështjeve, në referim të nenit 102 pika 1 shkronja “l” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
• Prokurori ka shkelje të përsëritura të rregullave të solemnitetit, rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me magjistratët e tjerë, në referim të nenit neni 102 pika 2 shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
• Shkelja disiplinore është kryer me dashje direkte dhe ndikimi negativ i saj mund të shtrihet në zyrën e prokurorisë në tërësi, duke përbërë rrezik për përsëritje ngjarjesh, që ulin imazhin e zyrës së prokurorisë,
• Magjistrati nuk ka masë të mëparshme disiplinore dhe ka vlerësime profesionale pozitive.

Raporti i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë konkludon se sjellja dhe veprimet e magjistratit K.Ll., përbëjnë “Shkelje të rëndë disiplinore” dhe i propozon KLP-së:
1- Caktimin e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës në masën 40% për një periudhë 1 vjeçare” për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “l” si dhe neni 102 pika 2, shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
2- Propozimin e masës disiplinore plotësuese “Largimi nga detyra e kryetarit”, të parashikuar nga neni 112, pika 2, shkronja “b” e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “l” si dhe neni 102 pika 2, shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar./K.K

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV