Lidhur me rrahjen të një punonjësi të ‘Ilirian Guard’, me detyrë si roje pranë një institucioni në Vlorë, më datë 25 shkurt, policia ka nisur hetimin për 59-vjeçarin S.L.
VLORË – Lidhur me rrahjen të një punonjësi të ‘Ilirian Guard’ më datë 25 shkurt, policia ka nisur hetimin për 59-vjeçarin S.L.
Sipas policisë, dyshohet se 59-vjeçari së bashku me 3 persona të tjerë ende të paidentifikuar kanë dhunuar për motive të dobëta punonjësin e Ilirian Guard, i cili ndodhej në detyrën e tij si roje pranë një instiutucioni në Vlorë.
I dhunuari Ervis Belishako, 35 vjeç denoncoi dje në policinë e Vlorës rrahjen ndaj tij. Siç mësoi dhe Shqiptarja.com, Belishako u godit në trup dhe në kokë.
‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin S. L., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 25.02.2024, në lagjen “Hajro Çakerri”, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë të paidentifikuar, për motive të dobëta, ka goditur me grushte gjatë detyrës, si roje pranë një institucioni, shtetasin E. B., 35 vjeç, banues në Vlorë. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.’, njofton policia./K.K