Gjysma e vdekjeve, nga zemra/ Sëmundjet kardiake, shkaku i parë i vdekjeve në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i përcakton sëmundjet e zemrës si shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohshme në Europe, teksa vitet e fundit 33.5% e fataliteteve të hershme vijnë nga problemet kardiake.

Në Shqipëri shifra është edhe më e larte. Sëmundjet e zemrës sjellin më shumë se gjysmën e vdekjeve të parakohshme.

“Në Shqipëri janë bërë studime për vitet 2019-2020, ku janë parë se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktarë për 53.4% të të gjitha vdekjeve. Ku këtu përmendim vdekjet nga aksidenti, nga kancerat, nga diabeti, patologjitë respiratore dhe ato infektive”.

 

Shtimi i rasteve të problemeve kardiake për bluzat e bardha lidhet më së shumti me stilin e jetesës, ku pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit renditen të parat si faktor risku.

“Si faktor kryesorë të sëmundshmërisë kardiovaskulare përmendim faktorët e stilit të jetës. Ku kemi duhanin, përdorimi i drogërave, jeta sedentare. Duke qenë më të ekspozuar ndaj faktorëve të dëmshëm si alkool dhe duhan, një lirshmëri në blerjen e tyre , megjithëse ligji e ndalon që të shiten për moshat e mitura, rënia në kontakt të menjëhershëm me këto faktorë negativë, normalishtë që çojn drejt dëmeve të sistemit kardiak”. 

Ekspozimi i të rinjve ndaj këtyre veseve negative, për mjekët është parë mjaft shqetësues, pasi, nga sëmundjet e zemrës po preken gjithnjë e më shumë moshat e reja, edhe 30 vjeçarët.

“Nga ajo që po shohim edhe nga Qendrat e Shëndetit parësor, por edhe nga ajo që është raportuar nga mjekët, vihet re shfaqja e sëmundjes kardiovaskulare edhe tek të rinjtë, që manifestohet me çrregulkime të ritmit, rritje të yndyrnave, vijn me dhimbje në kraharorë apo me rritje të nivelit të presionit të gjakut që është më e shpeshta. Deri në moshën 30 vjeçare kemi pasur problematika….”

Mjekët apelojnë që mos të neglizhohen simptomat karakteristike të problemeve me zemrën, siç mund të jetë një vështirësi në frymëmarrje, dhimbje e fortë në kraharorë, apo dhimbje koke e shpeshtë./K.K

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV