Një ngjarje ka tronditur Athinën në zonën e Agios Panteleimonas. Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur brenda një valixhe.
Sipas mediave, trupi dyshohet të jetë i një vajze afrikane 17-25-vjeç. Dyshohet se trupi i saj ka qëndruar 5-7 ditë brenda valixhes.
Ende nuk është e qartë nëse valixhja ishte lënë në rrugë gjatë gjithë këtyre ditëve apo trupi i viktimës është transportuar nga një vend në një vend tjetër.
Rasti po trajtohet nga Drejtoria për Luftën e Krimit të Organizuar. Valixhja u gjet në një trotuar në zonë, në rrugën Alkamenous, mbrëmjen e kësaj të diele.
Valixhja u zbulua nga një i huaj 30-vjeçar i cili njoftoi menjëherë oficerët e policisë nga Stacioni i Policisë Agios Panteleimonas, të cilët më pas shkuan në vendngjarje./Mxh
