Eduart Grishaj ishte i ftuar në podcastin e Alketa Vejsiut, ku foli ndër të tjera edhe për karrierën e tij si regjisor. I pyetur nëse e ndjente mungesën e drejtimit të Big Brother, Edi tha “Jo”:
“Big Brother për momentin nuk më mungon. Nuk ka format që të konsumon më shumë se Big Brotheri, që të shtrydh, që të merr kohë, që të merr jetën, që të largon nga fëmijët, që të fut te bota e një shtëpie, është vetëm Big Brother dhe duhet patjetër që të marrësh frymë, të kesh një shkëputje për t’u rikthyer sepse është shumë i vështirë si emision.”/ S.M