Last Updated on 02/03/2025 by adminfjala
Partia Demokratike ka mbajtur ditën e djeshme Primaret për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë në zgjedhjet e 11 Majit.
Në Qarkun e Tiranës, PD ende nuk ka publikuar rezultatet e primareve, por jo -zyrtarisht kemi mësuar se Hysen Kadiu dhe Ilir Alimehmeti janë ndër më të votuarit.
Hysen Kadiu është renditur i pari në primaret për qarkun e Tiranës, duke marrë më shumë vota në rang qarku. Një numër i konsiderueshëm i mbështetjes për të ka ardhur nga demokratët e Kavajës dhe Rrogozhinës, pjesë e këtij qarku.
Hysen Kadiu dha dorëheqjen si kryetar i degës së PD për Kavajën për t’u bërë pjesë e primareve.
I dyti është renditur koordinatori politik për Tiranën, Klevis Balliu. Ndërsa i treti, anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari.
Renditja përfundimtare në qarkun e Tiranës pas votimit është:
1.Hysen Kadiu
2.Klevis Balliu
3.Grigels Muçollari
4.Ilir Alimehmeti
Rezultati i lartë në këtë raund votimesh brenda partiake tregon mbështetjen që disa kandidatë kanë në bazë, edhe pse nuk janë shumë të njohur publikisht.
Procesi i numërimit ka zgjatur deri rreth orës 9 te mëngjesit te sotëm, ndërsa aktualisht është bere një pauze për tu rikthyer pas mesditës për të mbledhur votat e secilit kandidat për 20 kutitë e qarkut dhe për t’i hedhur në proces verbal.
Ndërkohë në rrethe rezultatet janë si më poshtë:
Në Primaret e PD-së në qarkun e Durrësit më i votuari renditet kandidati Igli Cara me 622 vota. E dyta renditet Manjola Luku me 424 vota e ndjekur nga Aulon Kalaja.
Në qarkun e Korçës më i votuari renditet deputeti Bledion Nallbati, i dyti u rendit deputeti i PD Edmond Spaho, i ndjekur pas nga Ledina Alolli dhe Andrea Mano.
Në Fier më i votuari ka rezultuar Eduard Sharka, i ndjekur nga deputeti Luan Baçi. Në qarkun Berat, kandidati që ka arritur më shumë mbështetje është Zija Ismaili.
Në primaret e zhvilluara për qarkun Gjirokastër, kandidati më i votuar ka qenë Alma Buci Kore pas saj, renditet Mareklent Dervishi me 368 vota, ndërsa në vendin e tretë është Arben Ristani.
Fitues në rang qarku në Lezhë ka rezultuar Gjin Gjoni, i ndjekur nga ish-kreu i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala dhe deputetja Elda Hoti.
Në qarkun Shkodër kandidati Ramadan Lika doli në krye me 460, i ndjekur nga Gentjan Ndoj me 415 dhe Bardh Spahia me 395 vota.
Ftues i primareve në Kukës u shpall mjeku Hasjan Shkëlzen Ibra. Për qarkun Dibër, kandidati më i votuar është Ilir Krosi. / S,M