Këngëtarët besimtarë, këta janë vip-at shqiptarë që agjerojnë muajin e ramazanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me miliona myslimanë festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit në të gjithë botën dhe të famshmit nuk përjashtohen!

Emri i tij i vërtetë është Karim Kharbouch, ai është një musliman praktikues dhe quhet French Montana. Duke qenë shpesh i zëshëm për çështjet që prekin myslimanët, ai mori pjesë në Met Gala me veshje tradicionale arabe.

Anëtari i One Direction, Zayn Malik uron çdo vit ndjekësve të tij Ramazanin. Ai është me origjinë pakistaneze dhe britanike dhe ka deklaruar përherë aleancën e tij me komunitetin mysliman dhe është krenar që është pjesë e tij.

Këngëtarja dhe kantautorja amerikane, SZA u rrit në një shtëpi myslimane mjaft konservatore. Në një intervistë, ajo një herë tha se babai i saj është një musliman i rreptë dhe se mbajtja e hixhabit dhe modestia ishte e rëndësishme për të si adoleshente dhe se ajo mbetet një myslimane praktikuese.

Motrat supermodele, Bella dhe Gigi Hadid, në fakt u është dhënë njohuria e besimit të babait të tyre, Mohamed Hadid. Vajzat mund të mos agjërojnë, por ato janë krenare që janë myslimane.

DJ Khaled është amerikano-palestinez gjithashtu agjëron, ai shpesh ka bërë të ditur se i duhet që të shkojë në spital pasi dehidratohet, shkruan Klankosova.tv

Mohamed Salah, një nga futbollistët më të mëdhenj në botë, njihet për përkushtimin e tij ndaj Islamit. Ai kryen rregullisht suxhud (sexhde) pasi shënon gola dhe agjëron gjatë Ramazanit – madje edhe gjatë turneve të mëdha të futbollit. Përkushtimi i tij ndaj besimit të tij e ka bërë atë një model për shumë njerëz.

Përveç miliona njerëzve në botë që presin Ramazanin, janë edhe disa të famshëm shqiptarë, të cilët pavarësisht punës me orë të gjata në koncerte, shesh-xhirime e studio, agjërojnë.

Lexo edhe :  “Kaq shumë kujtime, të qara së bashku…” Aurela Gaçen humb njeriun e shtrenjtë

Çiljeta, Arian Agushi, Fifi e Mc Kresha janë vetëm disa nga ta./   S,M

Të fundit

Zelensky: Takimi me Trump nuk shkoi siç duhej, por jemi gati për bashkëpunim dhe paqe

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është e gatshme të ulet në tryezën e negociatave sa më shpejt të...

Mafia sllave në Vlorë! SPAK heton organizatën kriminale që skllavëroi 24 të rinj ukrainas

Ofronin punë sekrete në Shqipëri, përdornin poligrafin për detektimin e gënjeshtrës dhe dhunë sapo i angazhonin. Ofronin punë sekrete në Shqipëri, përdornin poligrafin për detektimin...

Dyfishohen të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara në vitin 2024

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka dyfishuar të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara në vitin...

“PL duhet të krijojë grup parlamentar”, Maliqi: Do rikthehem në Parlament si deputet

Drejtuesi politik për qarkun e Beratit në Partinë e Lirisë, Lefter Maliqi, ka folur për peizazhin politik në prag të zgjedhjeve të 11 majit...

Rama shfaqet krah Agaçit në Kryeministri:Bufi i Kënetës e shpalli në kërkim nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e...

Lajme të tjera

Web TV