“PL duhet të krijojë grup parlamentar”, Maliqi: Do rikthehem në Parlament si deputet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik për qarkun e Beratit në Partinë e Lirisë, Lefter Maliqi, ka folur për peizazhin politik në prag të zgjedhjeve të 11 majit gjatë një interviste në programin e drekës në News24.

Maliqi shprehu besimin e tij se do të rikthehet në Parlament, duke e cilësuar këtë si një rikthim të tretë.

“Do të jem deputet dhe është një rikthim i tretë imi,” tha ai.

Ai theksoi ambiciet e tij për bashkinë e Kuçovës, të cilën e quajti të “grabitur,” duke shtuar se marrëveshja me mbështetësit e tij është të qëndroj si deputet për një kohë të shkurtër dhe më pas të kandidojë për këtë post.

Maliqi theksoi rëndësinë e krijimit të një grupi parlamentar për Partinë e Lirisë.

“Opozita e bashkuar në qarkun e Beratit do të fitojë 4 mandate deputetësh,” deklaroi ai, duke përmendur se në Tiranë, Partia e Lirisë mori 23 mijë vota në vitin 2021.

Ai propozoi që drejtuesit e Partisë së Lirisë, përveç Ilir Metës, të jenë aktivë në qarkun e Tiranës, ndarë sipas zonave, për të marrë 2 mandate dhe për të krijuar një grup parlamentar me 7 deputetë/kb

Të fundit

Fitore e “dhunshme” në Holandë, Arsenal shkatërron PSV me shtatë gola

Arsenali turpëroi me 7 gola PSV-në në transfertë, në duelin e parë të vlefshëm për fazën e 1/8-ve të...

Sfidë dhe gola spektakolar në Champions, Real Madrid triumfon në derbin ndaj Atleticos

Real Madrid ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për të siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke fituar me shifrat 2-1 në derbin...

Disiplina nuk fal, zbulohen dënimet

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar. Egnatia është dënuar me gjobë, për...

Arsyet përse dhëmbi dhemb më shumë natën

Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon,...

Ajsbergu më i madh në botë përfundon në ishullin e largët,çfarë parashikojnë shkencëtarët

Ajsbergu më i madh në botë është rrëzuar në ujëra të cekëta në ishullin e largët britanik të Xhorxhias Jugore, aty ku ndodhet shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV