Ledioni futet brenda në shtëpi, nxjerr G Banin nga gara e ”Big Brother”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky Prime i ”Big Brother Albania Vip 4” nisi me një moment të fortë. Prezantues Ledioni u fut për herë të parë brenda në shtëpi dhe i dha G Banit një lajm, që e bëri këtë të fundit që të dalë nga gara për herë të dytë.

Babai i tij nuk është në gjendje të mirë, dhe G Bani la garën për tu nisur direkt në Londër, aty ku edhe qëndron familja e tij.

Me një ton serioz, Ledioni iu drejtua banorëve duke thënë: “Sonte duhet të vija brenda për njërin prej jush për t’i thënë diçka që është shumë me rëndësi”.

Më pas, ai vazhdoi duke zbuluar se kishte të bënte me një situatë familjare urgjente: “Pak kohë më parë, familja jote na ka informuar që babai yt ka pësuar një gjendje të rëndë dhe ka shkuar në spital. Ai ka pësuar një hemorragji cerebrale. Gjendja e tij është stabile. Produksioni të ka prerë biletën e avionit për t’u nisur që tani në Londër”.

Ky moment emocional ka prekur të gjithë banorët e shtëpisë, të cilët u mblodhën rreth G Banit për t’i dhënë mbështetje në këtë situatë të vështirë.

Spektatorët e kanë ndjekur me shqetësim këtë ngjarje, ndërsa videoja e momentit është bërë virale në rrjetet sociale, me fansat që shprehin mbështetje për G Banin dhe familjen e tij. Nga ana tjetër, G Gani ditët e fundit ka pasur një lojë të egër, me sulme agresive ndaj vajzave.

Egli mas*kron veten me th*kë për Gjestin, G Bani del me Zarf të Zi. I egër kundër Danjës

S,M

Të fundit

“Shqipëria Madhështore”, Berisha premton ulje çmimesh dhe rritje page

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një komunikim me mediat shpalosi disa nga pikat kyçe të programit politik. Berisha...

Parashikimi i horoskopit 6 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Ajo që duket si një bisedë e pafajshme për ju mund të ketë një konotacion të ndryshëm për një nga personat e tjerë të...

Vetëm një goditje në portë, Liverpool mposht PSG dominues në “Parc des Princes”

Mbrëmje dramatike për PSG-në! Dominimi absolut ndaj Liverpulit, nuk mjaftoi, teksa francezët u mposhtën me rezultatin 0-1 ndaj Liverpoolir, në njëpërballje që rezultoi tepër...

Lajme të tjera

Web TV