Youtube u përjashtua nga ligji për rrjetet sociale, Meta e TikTok zemërohen me Australinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fund të vitit të shkuar, Australia miratoi një ligj që ndalon rrjetet sociale për personat nën 16 vjeç. Tani Meta, TikTok dhe Snapchat s’janë shumë të lumtura që është bërë një përjashtim: YouTube.

Australia e ka cilësuar platformën si një mjet i rëndësishëm edukimi dhe e lejon përdorimin, pavarësisht hamendësimeve se do të përfshihej edhe Youtube.

Muajin e kaluar, raporti i Komisionerit të Sigurisë Elektronike në Australi, rezultoi se YouTube është platforma më e përdorur nga 13-15 vjeçarët. Çdokush që është nën 16 vjeç duhet të jetë pjesë e një llogarie familjare që  ka të drejta të vëzhgimit prindëror për ta përdorur.

“S’është logjike të ndalohen dy platforma duke përjashtuar të tretën”, u shpreh drejtoresha e politikave publike të TikTok në Australi. Ndërkohë Meta është shprehur se qeveria australiane nuk është transparente dhe përbën “një tallje për qëllimin e shprehur të qeverisë për mbrojtjen e të miturve kur u miratua ligji”.

Snapchat ndoqi linjën e këtyre kompanive duke deklaruar: “Duhet të ketë një aplikim të drejtë dhe të paanshëm të përjashtimeve dhe të gjitha shërbimet duhet të ofrohen në të njëjtin standard”. Njëkohësisht, Snap thotë se është një shërbim për dërgimin e mesazheve dhe s’duhet të ndalohet.

Ligji i Australisë për ndalimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç duhet të hyjë në fuqi në fund të këtij viti. Koha do të tregojë nëse zemërimi i kompanive të mëdha do të ndikojë në ndryshimin e qasjes për YouTube./   S,M

Të fundit

Hailey Bieber shet markën e saj të bukurisë “Rhode” për 1 miliard dollarë

Modelja dhe sipërmarrësja Hailey Bieber ka shitur markën e saj të njohur të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës, Rhode,...

Çfarë ndodhi?/ Berisha mbledh urgjentish drejtuesit e qarqeve, ja arsyeja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve, që ka zgjatur rreth 30 minuta. Në fokus të takimit...

“Furtunë” në Policinë e Tiranës!/ Ndryshohet shefi i trafikut urban, preken edhe krimet

Së fundmi pas përfundimit të zgjedhjeve janë bërë  transferime dhe lëvizje të shumta në policinë e kryeqytetit, ku disa shefa krimesh janë ndryshuar, por...

Bëri shqiponjën para monumentit të UÇK-së, Adeyemi “çmend” serbët

Karim Adeyemi po shijon pushimet në Kosovë. Lojtari me pasaportë gjermane ka bërë bujë të madhe së fundmi, teksa në rrjetet sociale ka shpërndarë...

“Koha jote ka perënduar”/ Tone të ashpra e akuza mes Berishës e Spiropalit në Kuvend

Ka përfunduar pas 15 minutash seanca plenare në Kuvend, e para që nga zgjedhjet e 11 majit. Seanca u karakterizua nga tone të ashpra...

Lajme të tjera

Web TV