Konsumoni sa më shumë çajra, nuk do ta besoni se çfarë vetie të mrekullueshme kanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i bërë së fundmi nga shkencëtarët tregon një tjetër benefit të konsumimit të çajit që nuk është bërë i ditur më parë. Gjethet e çajit funksionojnë si një filtër për të larguar metalet e rënda nga uji i pijshëm që janë shumë të dëmshme për shëndetin tonë.

Studimi ka testuar varietete të ndryshme të çajrash, si çaj jeshil, i zi, i bardhë, kamomil, çaj rooibos (çaj pa kafeinë me origjinë nga Afrikë), çaj oolong (çaj gjysmë i frementuar me origjinë nga Kina) duke konsumuar ujë që përmbajnë metale si plumbi, zink, bakër, etj.

Ekspozimi ndaj plumbit mund të çojë në probleme kronike shëndetësore, me doza të larta që shkaktojnë dëmtime të trurit dhe veshkave në rastet më të rënda.

Studimi thotë se përgatitja e filxhan çaji mund të largojë deri në 15% të metaleve nga uji.

“Duke pirë çaj, njerëzit nuk kanë nevojë të bëjnë diçka tjetër extra. Thjesht vendosni gjethet e çajit në ujë dhe lërini aty, dhe ato do t’i largojnë metalet natyralisht”, tha Benjamin Shindel, autor i studimi.

“Gjethet e çajit kanë një sipërfaqe të lartë aktive, e cila është një veti e dobishme për një material adsorbues dhe ajo që i bën gjethet e çajit të veprojnë me shpejtësi në largimin e metaleve nga uji juaj”, tha Benjamin Shindel.

Ai gjithashtu theksoi prakticitetin e procesit me çajin që është pija më e konsumuar në botë me 6.5 milionë tonë të konsumuar në vitin 2022.

Transformimi i gjetheve të çajit rrit aftësinë e tyre për t’u lidhur me substanca të caktuara, ku çaji i zi është pak më efektiv se varietetet e tjera.

Bluarja e gjetheve gjithashtu duket se përforcon efektin, duke zgjeruar sipërfaqen e përgjithshme që mund të kap metalin./   S,M

Të fundit

Vrasja e Martin Canit, mbahet seanca paraprake! Prindërit e viktimës futen në Gjykatë

Në Gjykatën e Tiranës po mbahet seanca paraprake për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Autori i vrasjes, 14 vjeç,...

Përplasen dy anije në Detin e Veriut, njëra shpërthen në flakë

Një anije cisternë nafte dhe një mallrash janë përplasur në Detin e veriut. Siç raporton BBC, cisterna ka shpërthyer në flakë. Anijet besohet se...

Analisti Çupi: Të gjithë ministrat e Berishës janë objekt për SPAK-un

Analisti Frrok Çupi tha në një studio televizive se kryeministri Rama është kujdesur që këto zgjedhje të mos i japë zë grindjeve brenda PS-së. Megjithëse...

Çdo të ndodhë me TikTok? Trump: Jemi në bisedime me 4 grupe që duan ta blejnë

Uashingtoni është në bisedime me katër grupe të interesuara për të blerë platformën TikTok. Kështu ka deklaruar sot Presidenti amerikan Donald Trump, teksa aplikacioni...

Dy kushtet e ruses që “nuk u plotësuan” në dasmën e saj me korçarin

Nga një vajzë ruse, Elizabeta Biba tashmë është një nuse shqiptare. E martuar me një djalë nga Korça, në studion e “Aldo Morning Show”...

Lajme të tjera

Web TV