Gjykata e Lartë kundër Trump: Disa fonde të USAID duhet të rikthehen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Lartë rrëzon Donald Trump mbi USAID dhe vendos që duhet të rifillojnë pagesat prej dy miliardë dollarësh të detyruara ndaj kontraktorëve që tashmë kanë përfunduar punën e tyre.

Gjyqtarët, me pesë vota pro dhe katër kundër, hodhën poshtë kërkesën e presidentit amerikan për të rrëzuar urdhrin e gjykatës së shkallës së parë.

Vendimi i Gjykatës është i rëndësishëm për disa arsye. Së pari, sepse vjen nga organi më i lartë gjyqësor në SHBA. Së dyti, sepse kolegji përbëhet në shumicë nga gjyqtarë të emëruar nga vetë Trump.

Mbetet për t’u parë nëse ky vendim krijon një precedent që, në mënyrë “zinxhirë”, do të ndikojë vendimet e gjykatave të tjera ku janë paraqitur ankesa kundër shkurtimeve drastike të imponuara nga Shtëpia e Bardhë.

Kundër vendimit të Gjykatës janë shprehur gjyqtarët Samuel Alito, Clarence Thomas, Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh.

Çështja nisi nga padia e dy kontraktorëve të rëndësishëm të USAID, AIDS Vaccine Advocacy Coalition dhe Global Health Council: të dy iu drejtuan një gjykate për të kundërshtuar shkurtimin e fondeve nga administrata. Këtu, një gjykatës i parë federal, Amir Ali, i emëruar nga Biden, lëshoi një urdhër të përkohshëm për të rikthyer pagesat prej dy miliardë dollarësh në pritje të shqyrtimit të çështjes në themel. Administrata Trump e kishte cilësuar urdhrin e Ali-t si “jashtëzakonisht ndërhyrës dhe thellësisht i gabuar”.

Veprimtaria e USAID ka qenë një nga objektivat e sulmeve të administratës Trump (dhe “krahu i tij i armatosur”, Doge i drejtuar nga Elon Musk) që nga ditët e para të qeverisjes. Agjencia ishte cilësuar si një strofkë e “radikalëve të çmendur”. Janë shkurtuar ose pezulluar programe ndihmash humanitare me vlerë miliarda dollarë, të cilat përbënin “fuqinë e butë” të SHBA-së në ato rajone.

Lexo edhe :  Skandal në burgun e të miturve/ Rojet organizonin “Luftëra Gladiatorësh” mes fëmijëve

Disa nga urdhrat e parë ekzekutivë të Trump-it kishin të bënin pikërisht me USAID: tabela me logon e agjencisë në selinë e saj në Uashington ishte hequr me urdhër të presidentit.

Shkurtimi i buxhetit të përgjithshëm që Shtëpia e Bardhë synon t’i imponojë USAID është madje 92%. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka deklaruar se “në përfundim të një procesi të udhëhequr nga drejtuesit e USAID… duke përfshirë edhe tranşet e shqyrtuara personalisht nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, janë identifikuar gati 5.800 fonde me një vlerë prej 54 miliardë dollarësh për t’u eliminuar si pjesë e agjendës US First”./k.k

Të fundit

Gjermani, rruga e gjatë deri te patenta e shoferit, ja vështirësitë

Pothuajse çdo i dyti kandidat në autoshkolla bie në provimin e testit në Gjermani. Një në tre nuk e...

Gjendet pa shenja jete një person në Rrugën e Kombit, ja për çfarë dyshohet

Trupi i pajete i një personi ende te paidentifikuar është gjetur mëngjesin e sotëm (6 mars) nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve, ne kryqëzimin...

Refugjatët, shefi i OKB-së apel BE-së: Mos anashkaloni ndihmën humanitare!

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, u bëri thirrje të mërkurën (5 mars) liderëve europianë që të ruajnë fondet e ndihmave...

Interesat e kredisë konsumatore ranë në 6 mujorin e dytë 2024/Çfarë ndodhi me overdraftet

Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme. Sipas të dhënave të Bankës së...

Qeveria ndryshon ligjin e pronave, zgjatet deri më 2028 afati për kompensimin

Qeveria ka ndryshuar afatet për të gjithë qytetarët që përfitojnë nga ligji për kompensimin e pronave. Ndërsa duhet të përfundonte në vitin 2024, procesi i...

Lajme të tjera

Web TV