Sekuestrimi i 2100 ton mbetjeve,Prokuroria e Durrësit:Është gjetur laboratori ku do …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Durrësit përmes një njoftimi ka bërë me dije se është gjetur një laborator që mund të bëjë analizat lidhur me mbetjet e anijes  ‘Moliva’ të sekuestruar në këtë port me 2100 tonë mbetje, dyshohet të rrezikshme.

Njoftimi:

Reagim i Prokurorisë Durrës në lidhje me procedimin penal të nisur mbi kontenierët e sekuestruar në anijen MOLIVA XA443A

Nisur nga disa lajme të bëra publike në mediat online por edhe nga interesi i lartë në të njëjtën kohë, gjejmë me vend të informojmë opinionin publik mbi ecurinë e hetimeve për 102 kontenierët e sekuestruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës më 28.10.2024.

Kjo prokurori, në kuadër të procedimit penal nr.1596, të vitit 2024, të regjistruar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, parashikuar nga neni 171 i Kodit Penal, “Transportimi i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/b i Kodit Penal, si dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, është duke kryer hetime intensive.

Fillimisht, në kuadër të këtij procedimi janë sekuestruar 102 kontenierë, të cilët janë transportuar në Shqipëri me anijen MOLIVA XA443A të mbërritur në Portin e Durrësit në datë 28.10.2024.

Duke marrë parasysh dyshimet për rrezikshmërinë e substancave që përmban materiali që ndodhet në këta kontenierë si dhe volumin i madh (102 kontenierë) dhe kujdesin maksimal për respektimin e të gjitha praktikave më të mira ndërkombëtare gjatë procesit të marrjes së mostrave, transportimit, ruajtjes dhe analizmit të tyre, Prokuroria Durrës i është drejtuar zyrtarisht të gjitha ministrive që kanë në varësi ente, laboratore dhe institucione që operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë me qëllim realizimin e këtij proceseve komplekse.

Në mungesë të infrastruktuës dhe mjeteve të posaçme për kryerjen e gjithë zinxhirit të proceseve sipas praktikave ndërkombëtare, i jemi drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit me qëllim identifikimin e laboratorëve privatë që operojnë në Shqipëri që kanë ekspertizë në testimin e substancave të tjera të rrezikshme dhe që plotësojnë një sërë kriteresh të përgjithshme dhe specifike si:

Lexo edhe :  Trifoni i “Bana King”, 4 herë në kërkim për trafik droge, dhe nuk arrestohet

– Të jenë të akredituar për matjen e metaleve të rënda, PAH-ve, Dioxina-ve dhe PCB-ve sipas normave ndërkombëtare;

– Të kenë mundësinë për krijimin e protokolleve të forta për ruajtjen e një zinxhiri të pandërprerë të kujdesit për të siguruar integritetin e mostrave (regjistrime të detajuara për çdo hap, nga marrja e mostrës deri te analiza);

– Të kenë ekspertë me eksperiencë në fushën e analizave kimike, të mbetjeve (skorieve të
metaleve dhe hirit të termocentraleve; dhe

– Të ketë sisteme të menaxhimit të informacionit të laboratorit (LIMS) të validuara për menaxhimin e sigurt të të dhënave, gjurmueshmërinë dhe gjenerimin e raporteve.

Aktualisht është identifikuar laboratori që plotëson dhe ka infrastrukturën për garantimin e respektimit të të gjitha protokolleve dhe standardeve ndërkombëtare dhe shumë shpejt do procedohet me marrjen dhe analizimin e mostrave.

Gjithashtu, gjejmë me vend të sqarojmë opininon publik se, në kuadër të këtij procedimi penal, Bazel Action Network dhe Mileukontakt Shqipëri, përfaqësuar nga Jim Puckett, i është drejtuar Prokurorisë Durrës nëpërmjet një emaili duke kërkuar që të pyetet si dëshmitar dhe të marë pjesë si ekspert dhe vëzhgues gjatë procesit të marrjes së mostrave dhe analizimit.

Në respektim të dispozitave ligjit procedural penal, Z.Puckett është ftuar për t’u paraqitur në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në datë 04.12.2024 me qëllim dhënien e dëshmisë dhe dorëzimin e provave që dispononte. Në pamundësi të paraqitjes së tij fizikisht, Z.Puckett i ka dërguar nëpërmjet e-mailit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës ka vijuar me intensitet dhe përparësi kryerjen e veprimeve hetimore në lidhje me këtë procedim penal dhe gjithashtu do të vijojë të informojë publikun në lidhje me këtë çështje që mbart interes të lartë publik./k.k

Të fundit

Görlach Global: Tajvani, Trumpi dhe “loja e madhe e pokerit”

Tajvani është në ankth për mbështetjen e SHBA: A do ta mbrojë Trumpi ishullin apo do ta sakrifikojë në...

Macron: Do bisedoj me aleatët për mbrojtjen e Evropës me parandalimin bërthamor francez

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se do të diskutojë me aleatët evropianë mundësinë e përdorimit të parandalimit bërthamor të Francës për të mbrojtur kontinentin...

Shpëton nga helmimi 7-vjeçarja në Shkodër, pas tragjedisë, familja bëhet me një vajzë

Vajza 7-vjeçare nga Shkodra e helmuar nga ilaçi i minjve i shpëton vdekjes. Pas 10 ditësh në terapi intensive në Reanimacionin e Pediatrisë në...

Si do të deklarohen të ardhurat dhe llogaritet tatimi për të vetëpunësuarit

Nga 1 janari 2025, të vetëpunësuarve të profesioneve të lira që fitojnë 80% të të ardhurave bruto një 1 klient do të kenë detyrimin...

Gjermani, rruga e gjatë deri te patenta e shoferit, ja vështirësitë

Pothuajse çdo i dyti kandidat në autoshkolla bie në provimin e testit në Gjermani. Një në tre nuk e kalon testin në automjet. Tani...

Lajme të tjera

Web TV