Anëtari i Bandës së Lushnjës, Maksim Çela ishte dënuar me 25 vite burg nga të gjitha shkallët e gjyqësorit në vendin tonë për një seri krimesh, përfshirë edhe vrasjen e oficerit të policisë Klenti Bano më 14 Prill 2000.
E përditshmja ‘The Sun’ i ka kushtuar Maksim Çelës një shkrim me titull ‘Mostrës i çirret Maska, vrasësi dhe terroristi shqiptarë i lirë rrugëve të Mbretërisë së Bashkuar’.
Sipas artikullit ai mbahej i mbyllur në një qendër ndalimi për emigrantët mbërritur ilegalisht në Angli.
Avokatët e Çelës i kërkuan gjykatës dhënie anonimati klientit të tyre pasi ai i frikësohej një hakmarrje të mundshme nëse i zbulohej vendndodhja aktuale.
The Sun, e respektoi vendimin e gjykatës duke publikuar një shkrim në prill 2023 pa detaje që do të çonin në identifikimin e Maksim Çelës, përfshi krimet për të cilat ishte dënuar në Shqipëri, si pjesë e njërës prej bandave më famëkeqe në historinë e kriminalitetit shqiptarë.
Por The Sun, zhvilloi një betejë 23 mujore në gjykatë, duke argumentuar se ishte në interes të publikut mësimi emrit të Maksim Çelës dhe krimeve të kryera në Shqipëri.
Tabloidi më i madh britanik e fitoi betejën në gjykatë duke i hequr anonimatin Maksim Çelës, dhënë në Prill 2023 nga gjykata emigracionit./E.T