Elbasani nis festimet për Ditën e Verës, një javë e mbushur me ngjyra, muzikë dhe traditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeqyteti i pranverës ka nisur sot festimet për Ditën e Verës, duke e kthyer qytetin në një skenë të gjallë plot muzikë, ngjyra dhe atmosferë festive.

Si çdo vit, Elbasani mirëpret mijëra vizitorë nga e gjithë Shqipëria, të cilët bashkohen në një festë që mishëron traditën, kulturën dhe gëzimin e ardhjes së pranverës. Festimet u hapën me aktivitetin “Trashëgimia në duart e vogla”, ku fëmijët e kopshteve të qytetit shfaqën talentin e tyre përmes lojërave tradicionale, punimeve artistike dhe këngëve festive.

Kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja, në fjalën e tij përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se këtë vit festimet do të zgjasin një javë, me një program të pasur që kulmon më 15 Mars, kur qyteti do të kthehet në një arenë të madhe festive.

“Elbasani e jeton ndryshe Ditën e Verës dhe këtë vit kemi zgjeruar aktivitetet për ta bërë këtë festë edhe më të veçantë. Nga defiletë e kostumeve tradicionale, koncertet e mëdha, ekspozitat dhe panairet e kulinarisë, deri tek aktivitetet për fëmijë dhe të rinj, Elbasani do të jetë epiqendra e festimeve pranverore’, tha ai.

Një javë festive plot surpriza

Mbrëmjen e 12 Marsit rikthehet Defileja e Kostumeve Tradicionale, një paradë që do të sjellë në skenë kulturën dhe folklorin e trevave shqiptare. 13 Marsi do të sjellë atmosferën e zjarrtë të Natës së Verës, ku koncertet dhe performancat artistike do të zgjasin deri në orët e para të mëngjesit.

Në 14 Mars, një program i pasur me aktivitete do të kulmojë me super koncertin e mbrëmjes, ndërsa më 15 dhe 16 Mars festimet do të vijojnë me aktivitete për fëmijë, panaire tradicionale dhe evente kulturore.

“Këtë vit, Elbasani është gati të mirëpresë të gjithë ata që duan ta jetojnë këtë festë në zemër të traditës. Ju ftoj të gjithë, kudo që ndodheni, të vini në Elbasan dhe të festojmë së bashku këtë trashëgimi të bukur, duke sjellë energji, gëzim dhe dashuri për një pranverë të mbarë”, tha Llatja./    S,M

Të fundit

Romani më i ri i Flamur Bucpapaj: Një vepër magjepsëse që prek zemrat e lexuesve

Sot botohet romani më i ri i shkrimtarit të njohur Flamur Bucpapaj, "Donika, vajza me violinë", një vepër që...

Sot seanca plenare/ Ja çfarë pritet të diskutohet

Seanca plenare rikthehet ditën e sotme, në orën 17:00 pas Javës së Gjelbër. Në seancën e sotme deputetët pritet të diskutojnë problematika e evidentuara nga...

Veliaj: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur nga burgu pyetjeve të emisionit “Review” në Euronews Albania dhe ka thënë se i...

No Other Land fitues i Oscar-it ofron vizionin e një Palestine të përbashkët

Kenan Malik Në vitin 2009, Tony Blair vizitoi Masafer Yatta, një koleksion fshatrash në Bregun Perëndimor Palestinez. Ai kishte ardhur për të parë një shkollë...

Mosmarrëveshje transatlantike në Ballkan?

Nga Frauke Seebass Edhe ish-sekretari përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëronte herë pas here për rrezikun e konflikteve të ngrira në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë. Tani...

Lajme të tjera

Web TV