“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain,  Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e cila është në fakt nënë e katër fëmijëve, babai e fejoi dhe martoi brenda tri ditësh. I ati ra dakord me  xhaxhain e burrit të saj, Sefedin Rexhepin.

Familja është nga Mikushnica, një fshat i Mitrovicës në Kosovë dhe sipas rrëfimit tronditës të Hanës për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan.Në shtëpinë e bashkëshortit, Jakupit ajo keqtrajtohej, por më tronditës është reagimi  i Rexhepit, krejt i qetë

Hane: Unë isha llahuzë me nder…isha llahuzë me çunin e madh. Si sot të dalësh nga spitali, të nesërmen jo, të pasnesërmen kam hyrë në magje për të gatuar.

Ardit Gjebrea: Ç’domethënë llahuzë?

Hane: Llahuzë, sa kisha lindur.

Ardit Gjebrea: Ah, ishte lehonë!

Eni Çobani: Pra, ditën e tretë që ishte lehonë, ajo e ka futur në magje për të bërë bukë.

Hane: Ditën e tretë isha në magje.

Eni Çobani: Po fëmijën kush e mbante?

Hane: Nuk më linin me fëmijën, “hajde t’i grahësh punëve ti!”

Eni Çobani: Pse?

Hane: Se gjasme “ne kemi qumësht lope, e vëmë në biberon me qumësht lope çunin”. Unë iu thashë qumësht kam mjaft, këtë e kam fëmijë të parë, dua ta rris siç kam dëshirë unë fëmijën. Ju lutem, mos ma nxirrni fëmijën nga gjiri, më kuptoni se jeni nëna edhe vetë. Ato më kanë kërcyer me fjalët më të ndyra:  “o idiote, o gabelicë, o e poshtër, o prostitutë!” Çfarë s’më kanë thënë dhe ngrihet e më merr zvarrë  Sefedin Rexhepi…

Eni Çobani: Po mirë, Sefedinin ti e kishe xhaxhain e burrit, s’e kishe vjehërr.

Hane: S’ishte vjehrri ai, ai ishte xhaxhai i  burrit. 

Eni Çobani: Po pra, ky komandonte në shtëpi?

Hane: Unë nuk kisha parë që xhaxhai të ndërhynte te nusja e vëllait siç ndërhynte ai.

Eni Çobani: Zotëri, ti i ke ditur këto probleme apo…

Rexhep: Po, i di.

Ardit Gjebrea: I ke ditur?! Si thua, “po i di?”

Rexhep: I di.

Ardit Gjebrea: Si i di, ç’domethënë “po, i di?”

Hane: Më tha të të hip në makinë unë e të të çoj  ty në kufi, atje në kufi të të fus në asfalt e të të jap, me  nder, shqelma b***ës! Shqelma, të të nxjerr nga makina e në kufi do  të të lë, jo të të çoj te babai!

Bashkëshorti i Hanës, Jakupi ka reaguar dhunshëm ndaj saj, por edhe për këtë Rexhepi reagon me qetësi.

Lexo edhe :  Parashikimi i motit për sot, 7 mars 2025

Hane: Jakup Rexhepi, i thosha, o Jakup, është më i shëndetshëm gjiri i nënës për fëmijën, si thoni ju të ndaj fëmijën nga gjrii? Më ka futur në dorë e më ka rrahur e torturuar, me mënyra nga më të ndryshmet më ka torturuar! Imagjino, sa edhe kokën ma ka përplasur në atë çast që pse ti po ma thyen fjalën mua  dhe pse po ia thyen familjes?

Eni Çobani: E ka çarë edhe në pjesën e syrit.

Ardit Gjebrea: E ka çarë?!

Eni Çobani: Po.

Rexhep: Është shumë e vërtetë./   S,M

Të fundit

Mbledhja e Grupit të PS, Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend paraditen e sotme, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit...

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën në zgjedhjet e 11...

Simbolizojnë Ditën e Verës, si të përgatisni ballokumet e Elbasanit, ja sekreti

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Shqipëria, me numrin më të madh të punonjësve pa kontrata në rajon

Shqipëria ka treg pune problematik në raport me rajonin dhe vendet fqinjë për shkak të informalitetit të lartë, pagave të ulëta dhe punësimit të...

“Shqipëria, Maldivet e Europës”, Express: Një nga vendet më të lira për t’u vizituar

Maldivet janë një destinacion ëndrrash për shumë turistë, por gjithashtu është një fluturim i gjatë dhe i shtrenjtë. Megjithatë, ekziston një alternativë shumë më...

Lajme të tjera

Web TV