Në betejë me kohën, Rudiger dhe Courtois rrezikojnë ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid ka kaluar me sukses provën në derbin e vogël të Madridit kundër Vallecanos, duke fituar 2-1.

Ajo e djeshmja ishte një antipastë për takimin e së mërkurës në “Metropolitano” kundër Atleticos në ndeshjen e kthimit në 1/8-tat e finaleve në Champions. Reali nuk është plotësisht i qetë për takimin e së mërkurës dhe kjo për shkak të disa problematikave të vogla me lojtarë kyç në skuadër si Rudiger, Valverde, Courtois e Bellingham.

Asnjëri nga këta të tre nuk ishte titullar ndaj Vallecanos. Madje, Courtois dhe Rudiger nuk ishin as të grumbulluar në skuadër. Ndërsa Valverde e nisi nga stoli për tu futur në fushë në pjesën e dytë. Edhe Bellingam ka shfaqur probleme në gju, ndonëse ishte titullar kundër Vajekanos. Trajneri Ancelotti, i pyetur pas ndeshjes në lidhje me situatën e Courtois dhe Bellingham, sqaroi se gjithçka është nën kontroll. “Courtois do të jetë gati për të mërkurën – tha ai – Bellingam ka marrë një goditje të lehtë dhe vetëm kaq”.

Problemi qëndron te Rudiger dhe Valverde. Ancelotti nuk e ka luksin të mos i ketë asnjërin në fushë. Të dy pritet të jenë, por çështja lidhet me gjendjen e tyre. Valverde ende nuk është rikuperuar 100% edhe pse sakrifikoi kundër Atletikos në mesjavën që lamë pas. Rydiger nga ana tjetër vuan nga një gjendje gripale. Ndaj pritet për të parë se si do ta përballojë ai angazhimin kundër Atleticos, që me siguri do të jetë një ndeshje shumë kërkuese në aspektin fizik./ D.C

Të fundit

Marrëveshja Shqipëri-Itali si model, prezantohet në Strasburg rregullorja për emigrantët

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët e paligjshëm duket se po shërben si një model për të zgjidhur...

Teksasi i ndryshon emrin… biftekut të Nju Jorkut!

Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, ka propozuar ndryshimin e emrit të biftekut të famshëm “New York strip” në “Texas strip” duke argumentuar se “Nju...

Platforma X jashtë funksionit, rreth 40 mijë përdorues nuk aksesojnë llogaritë e tyre

Elon Musk ka njoftuar se platforma X është goditur nga një “sulm masiv kibernetik”, i realizuar nga shumë burime të koordinuara. Ai sugjeroi se ky...

Rama shkon në Bashkinë e Tiranës, takon drejtorët dhe nënkryetarët

Kryeministri Edi Rama ishte sot pasdite Bashkinë e Tiranës për të zhvilluar një takim me drejtorët e bashkisë së Tiranës dhe kryetaren e komanduar të bashkisë...

Banda e Niklës që vidhte VIP-at! Çmontohet grupi në Francë

Policia franceze ka çmontuar një bandë kriminale shqiptare, që kishte kryer rreth 50 grabitje në vilat dhe rezidencat e personazheve publikë, si futbollistë, pilotë...

Lajme të tjera

Web TV