Rutte: Nuk do të lejojmë që të rrezikohet paqja në Bosnje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha në Sarajevë se aleanca mbështet sovranitetin dhe integritetin e Bosnje e Hercegovinës, duke theksuar se nuk do të lejojë që paqja “e fituar me mund” në këtë shtet të vihet në rrezik.

Rutte nisi të hënë vizitën e tij në Ballkan, ku u ndal së pari në Sarajevë, duke u takuar me anëtarët e Presidencës trepalëshe. Në konferencën për mediat, Rutte tha se situata aktuale nuk është sikur më 1992, kur nisi lufta në Bosnje.

“Kam dëgjuar shqetësime për situatën e sigurisë. Le të jemi të qartë, kjo situatë nuk është si më 1992 dhe ne nuk do të lejojmë që të krijohet një vakum i sigurisë. Komuniteti ndërkombëtar është këtu dhe është i angazhuar për të vazhduar mbështetjen tonë të fuqishme, përfshirë përmes EUROF-it”, tha Rutte.

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se Marrëveshja e Dejtonit është thelbi i paqes në Bosnje e Hercegovinë, si dhe vuri theksin se çdo retorike nxitese dhe veprim që minon rendin kushtetues, institucionet shtetërore duke paraqitur keshtu kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë e vendit, janë të papranueshme.

Rutte deklaroi se situatën aktuale duhet ta zgjidhin vetë udhëheqësit e Bosnjës, duke iu drejtuar anëtarëve të Presidencës trepalëshe, teksa theksoi se “i gjithë rajoni do të përfitojë nga pajtimi dhe paqja e qëndrueshme në Bosnje e Hercegovinë”.

Vizita e kreut te NATO-s u zhvillua në kohën kur autoritetet e Republikës Srpska, duke kërcënuar me shkëputje, kanë tentuar të ndalojnë funksionimin e institucioneve shtetërore të drejtësisë dhe policisë në territorin e këtij entiteti./k.k

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor....

Lajme të tjera

Web TV