Berisha: Sa të vi në pushtet,do të falet çdo gjobë për dritat, ujin,ndërtimet dhe kamatat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha, gjatë një takimi me banorët e degës nr. 2 në Tiranë, ka premtuar se me ardhjen e PD në pushtet, do të ketë amnisti për gjobat ndaj qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se do falet çdo gjobë që është vendosur për dritat, për ujin, ndërtimet në fshatra në qytet si dhe për kamatat.

Ai u shpreh se kamatat ndaj qytetarëve merren me në mënyrë të paligjshme, pasi sipas tij s’ka ligj, pasi ato janë falur njëherë.

“Kamatat e marrin në mënyrë të paligjshme s’ka ligj, se ato janë falur njëherë. Drejtori i OSHEE, ish-drejtori, merr dhe punëson qindra patronazhistë dhe pastaj vërsulet se si e si të marr gjoba, kamata e fatura false nga qytetarët”, tha ai.

Berisha: Këta ndërtojnë pallate dhe nuk paguajnë gjoba, kurse atë që ngre çatinë e tij në fshat e marrin dhe e rrasin në burg, është reale kjo që po them.

Kjo merr fund, do falet çdo gjobë që është vendosur për dritat, për ujin, ndërtimet në fshatra në qytet, kamatat. Kamatat e marrin në mënyrë të paligjshme s’ka ligj, se ato janë falur njëherë.

Drejtori i OSHEE, ish-drejtori, merr dhe punëson qindra patronazhistë dhe pastaj vërsulet se si e si të marr gjoba, kamata e fatura false nga qytetarët, marrin fund këto, e kam deklaruar, do ketë amnisti për gjobat dhe për biznesin e vogël, jo vetëm për qytetarët./k.k

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV