5 Prill 1955/ Winston Churchill jep dorëheqjen si kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Churchill, kryeministri që udhëhoqi Britaninë e Madhe dhe aleatët në krizën e Luftës së Dytë Botërore, jep dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë, për shkak të pamundësisë fizike. Ai u bë kryeministër për herë të parë në vitin 1939, kur dhe shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, duke e udhëhequr vendin në momentin më kritik, kur ishte për më shumë se një vit i vetëm përballë makinerisë naziste të luftës.

Me një fjalim që mbeti në histori, Churchill i premtoi vendit dhe botës se Britania “nuk do të dorëzohej kurrë”. Ai drejtoi popullin britanik në një rezistencë të vendosur, ndërsa më vonë në aleancë me presidentin amerikan Franklin D. Roosevelt, dhe udhëheqësin komunist sovjetik Joseph Stalin, mposhti fuqitë e Boshtit.

“Perde hekuri” ose “perde çeliku” ishte një term i popullarizuar nga ish-kryeministri britanik Winston Churchill në 1946. Churchill e përdori këtë shprehje për t’iu referuar ndarjes politike në Evropën Perëndimore pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Edhe pas daljes në pension si kryeministër, ai mbeti anëtar i parlamentit deri në vitin 1964, një vit para vdekjes së tij.

Kalendar

5 prill 1897 – Fillon Lufta greko-turke, e quajtur “Lufta 30 ditore”, midis Greqisë dhe Perandorisë Osmane. Shkaku ishte çështja e statusit të provincës së Kretës nën kontrollin osman, me grekët që kërkonin bashkimin e saj me Greqinë.

Prill 1950 – Në kryeqytetin e Çekosllovakisë Pragë, nis gjyqi për spiunazh kundër peshkopëve dhe priftërinjve, ndërsa qeveria komuniste kishte nisur sekuestrimin e pronave të kishës.

5 prill 1951 – Bashkëshortët amerikanë Julius dhe Ethel Rosenberg, dënohen me vdekje, për shkak të të dhënave mbi bombën bërthamore që u kishin dhënë fshehurazi sovjetikëve.

5 Prill 1969 –Në shumë qytete amerikane, zhvillohen demonstrata të mëdha kundër Luftës së Vietnamit.

Lexo edhe :  Rusia shton agresivitetin, Gjermania përgatit një porosi gjigante armësh

5 Prill 1986 – Tre vetë gjejnë vdekjen dhe qindra të tjerë plagosen, nga shpërthimi i një bombe në një diskotekë në Berlinin Perëndimor.

5 prill 1994 – Këngëtari amerikan Kurt Cobain kryen vetëvrasje

 

Të fundit

Altin Dumani i jep një sinjal të fortë politikës: Ndërhyrjet tuaja…

Kreu i SPAK, Altin Dumani, i ka dhënë një mesazh të qartë politikës shqiptare teksa nënvizoi se rekomandimet e...

Granit Xhaka “tradhton” Milanin, po transferohet te një tjetër ekip italian

Granit Xhaka është drejt kalimit në Serie A, por jo te Milani. Gjatë disa javëve të fundit ka pasur një flirt mjaft të rëndësishëm...

Kryeministri Rama mbërrin në Fier i shoqëruar nga Belinda Balluku

Fieri është bashkia e radhës e madhe në vend, ku kryeministri Edi Rama është ndalur për të zhvilluar një takim me drejtues vendorë dhe...

Salianji: Dënim politik për të më hequr nga zgjedhjet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar menjëherë pas lirimit nga burgu i Fierit, ku vuante një dënim me 1 vit heqje lirie...

Temperatura deri në 42 gradë, vala e të nxehtit mbyll Akropolin e Greqisë

“Helios” mbyll Akropolin. Jo perëndia e lashtë greke, por objekti qiellor që përfaqëson, Dielli. Temperaturat e larta përvëluese kanë detyruar autoritetet që përkohësisht ta...

Lajme të tjera

Web TV