Anija më e bukur në botë ‘Amerigo Vespucci’ mbërrin në Durrës, hap dyert për vizitorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anija Amerigo Vespucci, e konsideruar si anija më e bukur në botë do të prekë edhe brigjet e qytetit bregdetar të Durrësit. Simboli i krenarisë detare italiane, në vijim të turit botëror, pasi është vizituar nga 43 330 persona në të gjithë kontinentet, do të ndalet edhe në Durrës.

Anija Amerigo Vespucci dhe komandanti Giuseppe Lai do të mirëpriten në Durrës me një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje që do të mbahet të martën, më 8 prill, në orën 09:15, në prani të Ambasadorit të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.

Gjatë ditës së martë, 8 prill, në bordin e anijes Amerigo Vespucci janë parashikuar një sërë aktivitetesh institucionale, ku do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Gjithashtu është planifikuar edhe një takim dypalësh ndërmjet Ministrit të Mbrojtjes Guido Crosetto dhe homologut të tij shqiptar.

Nisma e Turit Botëror të anijes Amerigo Vespucci dhe e Turit Mesdhetar lindi nga një ide e Ministrit të Mbrojtjes Guido Crosetto dhe mbështetet nga Ministria e Mbrojtjes dhe 12 ministri të tjera, me qëllimin për të rrëfyer dhe ndarë përvojën ndërkombëtare të “Turit Botëror”, i cili për 20 muaj ka çuar në 30 vende të botës kulturën, historinë, inovacionin, gastronominë, shkencën, kërkimin shkencor, teknologjinë dhe industrinë që e bëjnë Italinë një vend të vlerësuar në të gjithë botën.

Anija do të jetë e hapur për t’u vizituar edhe nga qytetarët falas, më datat 9 dhe 10 prill, por vetëm duke rezervuar në faqen zyrtare.

Orari i vizitave në bord

9 prill:

Vizita për grupe: nga ora 12:30 deri në 14:00

Vizita individuale për ata që kanë rezervuar në faqe: nga ora 14:00 deri në 21:00

Lexo edhe :  Raporti i ODIHR/ “Fushatë e qetë, por po përdoret administrata”

10 prill:

Vizita për grupe: nga ora 12:00 deri në 14:00

Vizita individuale për ata që kanë rezervuar në faqe: nga ora 14:00 deri në 21:00

Të fundit

Gjen thesarin miliona euro në kopsht, por shteti ia merr

Në një ngjarje të pazakontë që po bën jehonë në të gjithë Francën, një bujk 52-vjeçar nga Auvernia, Michel...

Elina Duni nderohet me Çmimin Zviceran të Xhazit 2025

Këngëtarja dhe kompozitorja me prejardhje shqiptare, Elina Duni, është shpallur fituese e Çmimit Zviceran të Xhazit për vitin 2025. Ceremonia e ndarjes së këtij...

Shabani nga Xhamlliku: Koha që Shqipëria të mos votojë për vendet e punës në Gjermani

Në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje masive, koalicioni i të rinjve “Nisma Shqipëria Bëhet” zhvilloi një takim në zonën e Xhamllikut në kryeqytet...

Luna Mari mbush 1 vjeçe, Kiara ndan momentet e ëmbla kur vogëlushja erdhi në jetë (VIDEO)

Luna Mari, vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit feston sot 1 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për familjen e tyre...

Bëni fotografi të shoferëve të tjerë dhe fitoni para në Suedi

Kompania suedeze, Scout Park ka lançuar një aplikacion të ri që u mundëson përdoruesve të fitojnë para duke raportuar vetura të parkuara gabimisht. Aplikacioni i...

Lajme të tjera

Web TV