Qeveria pas protestave masive, Vuçiç prezanton sonte kryeministrin e ri të Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të prezantojë sonte emrin e kryeministrit të ri të vendit.

Këtë e raportojnë mediat në Beograd, por duke mos bërë të ditur se cili mund të jetë drejtuesi i ardhshëm i qeverisë, apo ministrat që largohen apo qëndrojnë.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidenti i Republikës do t’i propozojë Kuvendit Kombëtar një kandidat për Kryeministër, pasi të dëgjojë mendimet e përfaqësuesve të listave të përzgjedhura zgjedhore”, njoftoi presidenca serbe.

Afati për zgjedhjen e qeverisë së re në skadon më 18 prill në mesnatë. Pas konsultimeve me partitë parlamentare që u mbajtën të mërkurën dhe të enjten, kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviç, tha se partia është pro formimit të qeverisë së re dhe shtoi se alternativat janë reduktuar në dy persona.

Presidenti Vuçiç njoftoi të enjten se përfaqësuesit e SNS-së i kërkuan mendimin e tij dhe se ata ende po “vendosnin” nëse do të shkonin me kandidatin e partisë për kryeministër apo me një kandidat jopartiak.

Dorëheqja e Vuçeviç erdhi pas protestave më të mëdha të studentëve të zhvilluara në historinë e Serbisë./e.t

Të fundit

Tarifat trefishohen (pa arsye): Pse Europa vendosi të pajtohet me Amerikën e Trump-it?

Bashkimi Europian po paguan një çmim të rëndë në këmbim të asaj që quhet “stabilitet” në marrëdhëniet me Shtetet...

Mandati i kaloi Kleana Xhuvelit/ “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ

Partia “Shqipëria Bëhet” ka ankimuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i kaloi mandatin e deputetit...

‘Ferr’në Tokë/ Rekord nxehtësie, temperaturat arrijnë në 50 gradë Celsius

Ministria e mjedisit e Turqisë tha se meteorologët kishin regjistruar një temperaturë prej 50.5 gradë Celsius në juglindje të vendit, një rekord në të...

Moderatorja e njohur largohet nga televizioni pas shtatë vitesh, ja arsyeja

Pas shtatë vitesh qëndrese, sfidash dhe emocione, Argjira Spanca ka njoftuar largimin e saj nga emisioni “E Diell” në Top Channel. Në një postim prekës...

Grenell reagon për Thaçin: E turpshme që po mbahet ende në burg

Ish i dërguari i SHBA-ve për Kosovën, Richard Grenell, ka theksuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se “është shumë e turpshme” që Hashim...

Lajme të tjera

Web TV