Divorci nuk e pengon, Monika Kryemadhi fushatë për Metën: Do të trokas ‘derë më derë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka intensifikuar fushatën e saj në rrjetet sociale, pas një periudhe me reduktim të daljeve publike. Ajo ka shpërndarë një postim në Facebook ku shfaqet duke hapur një derë, duke shprehur angazhimin për të trokitur derë më derë për të marrë votat që, sipas saj, do të sjellin ndryshimin në vend.

Në mes të fushatës, Kryemadhi ka bërë thirrje për të mbështetur ish-bashkëshortin, Ilir Meta, i cili është gjithashtu aktiv në fushatë, ndonëse ndodhet në burg që nga tetori i vitit të kaluar.

Ajo ka shkruar në postimin e saj: “Do trokas në çdo derë, do ta hap me zemër dhe do të kërkoj votën për ndryshimin që duan shqiptarët. Voto Nr 1. Voto Ilir Metaj.”

Një ditë më parë, Kryemadhi ka postuar gjithashtu një foto mbështetjeje për djalin e saj, Besarin, i cili mori pjesë në prezantimin e kandidatëve të Partisë së Lirisë për zgjedhjet e 11 Majit./    S.M

Të fundit

PAQE/ Kulla Eifel ndriçohet nga mesazhet solidarizuese për Gazën

Kulla Eiffel e ndriçuar me fjalën “PAQE” është një gjest simbolik që përdoret shpesh për të promovuar unitetin, solidaritetin...

Tarifat e Trump, “Shein” dhe “Temu” paralajmërojnë rritje çmimesh

Gjigantët kinezë të shitjes online, Shein dhe Temu, kanë paralajmëruar se do të rrisin çmimet e produkteve në SHBA duke filluar nga 25 prilli,...

Deklarimi i pasurisë/ILDKPKI gjobiti 101 zyrtarë gjatë 2024, referohen raste edhe në SPAK

Të paktën 101 zyrtarë janë gjobitur gjatë vitit të shkuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave,...

Moska, stacioni i fundit i Berishës? Shpresat për “non-gratën” kanë marrë fund

“Shpresat e Berishës për të hequr non gratën janë shuar”, kështu është shprehur gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë. Gjithashtu theksoi se pagesa për...

Beteja e madhe për Tiranën! Si mund të ndahet “torta” e 11 Majit nga PS dhe PD

Tirana është padyshim beteja më e madhe e 11 Majit. Jo më kot, pasi “luhet” për 37 mandate. Emisioni “Opinion” kishte të ftuar disa gazetarë...

Lajme të tjera

Web TV