Ku ndryshon opozita me ‘këmisha të bardha’ e vitit 2005 nga listat e zeza 2025?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kreshnik Spahiu

Ishte dimër i vështirë dhe shpesh pa drita, pa ngrohje, por kishte shpresë. Tirana ishte përfshirë nga protesta masive. Nga njëra anë protestonte shoqëria civile kundër çmimeve të energjisë dhe nga ana tjetër protestonte opozita me sloganin “Nano ik”.

Rrëzimi Fatos Nanos ishte çështje kohe për disa faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.
– Partia Socialiste ishte ndarë në dy pjesë. Ilir Meta kishte krijuar partinë e tij LSI dhe kishte marrë 30% të strukturave socialiste. – Populli mbushte sheshet dhe opozita motivonte si alternativë më e mirë.

– Ambasadorët e huaj dhe qeveritë perendimore po financonin protestat kundër korrupsionit të qeverisë Nano. Në vigjilje të zgjedhjeve Sali Berisha ftoi të gjithë kundërshtarët nën një logo dhe me një kontratë popullore. Ndryshe nga sot, në 2005, Partia Socialiste hynte e ndarë në zgjedhje dhe anasjelltas Partia Demokratike ishte opozita e vetme pa parti të tjera konkurente në opozitë.

Në 2005 Sali Berisha krijoi KOP Komisioni i Ojentomit Politikave që kishte ftuar dhjetra figura të reja në PD asaj kohe: Fatbardh Kadilli, Bledi Kajsiu, Enkeled Alibeaj, Artan Hoxha, Ermal Hasimja, Adri Nurellari, Henri Çili, Lulzim Basha, Albert Gajo,  Mentor Petrela, Maks Cikuli, Tatjana Kongoli, Majlinda Bregu, Besnik Alija, Taulant Bino, Ylli Pango, Ylli Panariti, Eris Hoxha…etj Fushata elektorale kishte dy slogane: – “Me duar të pastra” 0- “Koha për ndryshim”.

Fushata elektorale ishte madhështore dhe shumë tërheqëse. Kandidatët e Partisë Demokratike me një moshë mesatare 33 vjeç ishin të gjithë të veshur me këmisha të baradha. Veshja me jaka të bardha personifikonte pastërtiné e figurave dhe kauzën anti-korrupsion me një program premtues qeverisje. 100% të emrave që drejtonin KOP dhe fushatën ishin personalitete dhe aspak të konsumuar.

Lexo edhe :  Pasaporta europiane është misioni i kësaj fushate, për Shkodrën 2030 në BE

20 vjet më pas, Berisha i ka larguar dhe shpallur armiq 100% të tyre. Këmishat e bardha sot i ka ndërruar me këmisha të “zeza”. Sot në krye të listave dhe fushatës kanë njerëz të proçeduar dhe akuzuar nga drejtësia: Sali Berisha, Ilir Meta, Fredi Beleri, Fatmir Mediu janë subjekte të SPAK dhe nuk ngjallin asnjë frymë për ndryshim.

20 vjet më parë Sali Berisha ishte lider i opozitës dhe nuk la asnjë kritik jashtë listave për deputet. Nga 2005 kanë rrjedhur disa fraksione dhe nga PD kanë lindur 34 parti të reja. Sot çdo antar i KOP qëndron me profesion larg Berishës ose ka krijuar partitë e tyre kundër PD. Pa dyshim Berisha është aty si Enver Hoxha duke i quajtuar ish-themeluesit e PD apo ish-themeluesit e KOP si paterica të Edi Ramës.

20 vjet më pas Berisha nuk është më aleat me perëndimin dhe është i vetmi demokrat që nuk udhëton dot as në SHBA dhe as në Angli. Sot Berisha si ka më duart e pastra por as duart e lira.

Sot Berisha kujton me makth vitin 2005 sepse 12 Maji po afron dhe duhet të jap dorëheqjen pas humbjes “Madhështore” si njeriu që përçau opozitën dhe largoi gjithë “duart e pastra” nga partia duke mbajtur një grusht figurash të pista dhe pengje të dosjeve penale. Ishte viti 2005 por kishte shpresë……../     S.M

Të fundit

“Kokat” e botës/ Zbuloni listën e 100 njerëzve më të fuqishëm në botë

Revista Time ka publikuar listën e 100 personave me më shumë ndikim në botë për vitin 2025. Lista përfshin politikanë, sipërmarrës...

Temperatura deri në 29 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë, duke sjellë alternim...

Gazetarja ‘godet’ politikën: I bëjnë fushatat për ‘like’, jo për vota

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, komentoi fushatat elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Ajo i komentoi këto fushata nga pikëpamja e qytetares, duke thënë...

Zgjedhjet 2025/ Celibashi: 5 vjet burg kush shet apo blen votën

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka lëshuar një paralajmërim të qartë për të gjithë qytetarët në prag të zgjedhjeve të 11...

LaCivita futet në “aksion”, krahason Berishën me Trumpin

Shefi i fushatës së PD, amerikani Chris LaCivita, thotë se Edi Rama po vepron me kundërshtarin si Joe Biden me Donald Trumpit, përmes drejtësisë...

Lajme të tjera

Web TV