“Janë vdekjeprurëse”/ Alkerta Ibranji: Ja ushqimet që i shkaktojnë alergjitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alergologe Alkerta Ibranji ishte këtë të diel e ftuar në “Health o’clock” në Euronews Albania për të folur për problemet që na vijnë nga alergjitë dhe mënyrën se si duhet të veprojmë kur një ushqim mund të na shkaktojë alergji.

Ibranji tha se ushqimet e para që mund të na bëjnë alergji janë qumështi dhe veza, pasi këto janë edhe ushqimet e para që në përgjithësi konsumojmë:

“Qumështi dhe veza janë ushqimet e para me të cilat fillojmë ushqyerjen janë ushqimet që mund të shkaktojnë alergji. Por këto janë edhe alergji që në shumicën e rasteve, kufizohëen apo zhduken. Çdo rast kërkon vlerësim specialisti sepse ka disa prediktor kilnik që ne i shikojmë te disa fëmijë me probleme të rrugëve të frymëmarrjes që ne e dimë nëse te këta fëmijë ka shanse të zhduket apo të shtohet. Një alergji cenon cilësinë e jetës janë alergjitë nga drithërat, alergjia nga kikiriku, alergjia nga karkalecat”.

E pyetur se sa e rrezikshme mund të jetë një alergji nga ushqimi, alergologia tha:

“Një alergji ushqimore kërcënon në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën pavarësisht nga mosha e pacientit”.

Ajo më tej shpjegoi se si duhet të veprohet në rast se jemi diagnositfikuar me një alergji ushqimore.

“Një episod i parë përjetohet për herë të parë përjetohet me një dramë të madhe dhe adresohet në urgjencë, ku më pas drejtohet te specialisti për t’ju dhënë diagnostikimi i duhur. Në momentin që ne diagnostikojmë një pacientë me një alergji ushqimore, detyra profesionale është që ky pacient të pajiset me adrenalinë. Adrenalina është i vetmi medikament jetë shpëtues i cili aplikohet në rast të ekspozimit aksident me të njëjtin ushqim në të ardhmen. Është i vetmi medikament që të jep kohë që të mbërrijë ekipi mjekësor aty ku ka ndodhur ky episod dhe të rrisë shanset e marrjes së trajtimit”,-tha Ibranji./     S.M

Të fundit

SHBA vendos sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit

SHBA-të po vendosin sanksione të reja ndaj sektorit të energjisë së Iranit mes përpjekjeve të vazhdueshme të administratës Trump...

I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri: Ia kam lënë Zotit në dorë!

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj...

Adriatiak Lapaj, takim me fierakët: Më 11 maj do të kemi 300 mijë vota në kuti

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, kandidati i pavarur dhe një nga zërat më të artikuluar të opozitës qytetare, kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”,...

Vetëbesimi i Lulzim Bashës nga Kavaja: Vetëm ne euroatlantikët jemi kundër korrupsionit

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, vijoi takimet në qytetin e Kavajës. Në fjalën, Basha u ndal tek oferta që po u bën...

Sondazhi i Barometrit: Tirana konfirmon preferencën e grave për Edi Ramën

Pas matjeve në muajin Shkurt dhe Mars, Barometri- Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore për Qarkun e Tiranës në muajin prill. Metodologjia e...

Lajme të tjera

Web TV