“PS, 800 mijë vota”/ Rama: Në 11 maj edhe më shumë, për shkak të diasporës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama thotë se PS do të marrë më shumë vota në 11 maj, për shkak edhe të votës së diasporës.

Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama u shpreh se ata që akuzojnë qeverinë, do zhgënjehen nga rezultati i zgjedhjeve.

“Ne marrim afro 800 mijë vota, këtë here do marrim edhe më shumë, për shkak të diasporës. 800 mijë njerëz nuk janë shqiptarë të ndershëm? Se kush do të ndëshkohet në 11 maj, ja ku erdhi 11 maji. Për hir të tifozllëkut, nuk shohin fare realitetin, iu duket zi nga të gjitha anët. Më vjen keq se vijnë zgjedhjet dhe më pas zhgënjehen. Unë nuk shaj, nuk them hajdut, kriminel. Janë brutalitete për rrugeçër. Nuk janë mënyrë komunikimi në publik. Ata që ndihen të bullizuar nga satira, duhet ta llogarisin pak, se di do të ndihet dikush, që vihet në shënjestër nga fjalët dhe brutalitetet më të mëdha të shqipes”, theksoi ai./    S.M

Të fundit

Pashkët, mijëra besimtarë në proçesionin e Epitafit të së Premtes së Zezë

Korça u mbush mbrëmjen e së premtes me mijëra besimtarë ortodoksë dhe qytetarë të tjerë, të cilët morën pjesë...

Atentati në Lundër, 17-vjeçari niset për mjekim jashtë, i vëllai në gjendje të rëndë

Njëri prej të miturve që u plagos në atentatin e djeshëm në Tiranë është nisur për mjekim jashtë Shqipërisë. 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj do të...

Fushata elektorale, Fevziu: Arrestimi i Veliajt i dha një ‘shok’ të majtës

Vendimet që SPAK merr, gazetari Blendi Fevziu i sheh ndikuese edhe në fushatë elektorale. Në një intervistë për Drini Zeqon, ai veçoi arrestimin e...

Manastirliu: 1 mijë shkolla do të kenë laboratorët inteligjentë deri në 2026-ën

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njëherazi kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Tiranës, e cilësoi...

21 pozicionet e punës që do të zhduken deri në 2030

Sipas raportit të vitit 2025 nga Forumi Ekonomik Botëror, rreth 92 milionë vende pune – ose 8% e totalit global – do të zhduken...

Lajme të tjera

Web TV