Sula: Si më gënjeu Berisha! Basha po është burrë, të tregojë të vërtetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dash Sula thotë se Sali Berisha gënjen kur thotë se i ka ofruar mundësinë e garës në listë të hapur për deputet.

Sula u shpreh se: “Unë iu ofrova Sali Berishës për listë të hapur. Berisha gënjen kur thotë se më ka bërë këtë propozim.

E sfidoj të vijë ballë për ballë në debat. Nuk më ka dhënë mundësi as në listë të hapur as në listë të mbyllur”, u shpreh Sula.

Ai ndërkohë thotë se Lulzim Basha është i vdekur politikisht. Dash Sula thotë se Basha duhet të japë llogarinë për disa vendimmarrje politike nëse ka bërë pakte me Berishën ose jo.

“Unë kam pasur shumë debate me Lulzim Bashën. Për mua ai është i vdekur politikisht. Nuk ka nuhatje, nuk di të veprojë politikisht.

Sali Berisha bëri Foltoren, ndërsa Basha ishte në gjumë. Në një takim unë i kam thënë Bashës që duhet të hiqte dorë nga drejtimi i PD.

Nuk janë të falshme dy veprime të Bashës, djegia e mandateve në 2019, që po të kishte kurajo do të thoshte që e ka bërë me urdhër të Sali Berishës ose që e ka bërë me kokën e tij. Nga ky moment nisi zhbërja e PD.

Dhe momenti i dytë është mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore. Ai nuk foli kurrë për këto vendime nëse i mori vetë apo me urdhër. Kjo e dëmton dhe tregon se nuk është lider politik./    S,M

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV