Kush është miliarderi, nga 500 më të pasurit e botës që i shpëtoi tarifave të Trump?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Warren Buffett është i vetmi nga 500 miliarderët më të pasur në botë që ka përfituar financiarisht nga tarifat e Presidentit Donald Trump, të cilat kanë shkaktuar panik në tregjet globale dhe kanë zhytur bursat në krizë.

Sipas të dhënave më të fundit nga “Bloomberg Billionaires Index”, 499 prej miliarderëve më të pasur kanë pësuar humbje të mëdha në pasuritë e tyre që nga fillimi i vitit 2025, ndërsa Buffett ka rritur pasurinë e tij me 12.7 miliardë dollarë.

Ndër humbësit më të mëdhenj është Elon Musk, i cili ka humbur plot 130 miliardë dollarë vetëm këtë vit. Ai ka bërë thirrje të drejtpërdrejta, por të pasuksesshme ndaj presidentit për të tërhequr tarifat, duke i cilësuar ato të dëmshme për prodhimin dhe eksportet amerikane. Edhe Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg kanë pësuar goditje të mëdha me humbje prej përkatësisht 45.2 dhe 28.1 miliardë dollarësh.

Ndërkohë, Buffett, 94 vjeç, ka ndjekur një strategji krejtësisht të ndryshme: ka shitur shumicën e aksioneve të tij në kompani si DaVita, Bank of America, CitiGroup dhe Apple, si dhe ka likuiduar fondet ETF që më parë i kishte deklaruar si burime fitimi, shkruan A2 CNN. Ai ka grumbulluar një rekord prej 325 miliardë dollarësh në para të gatshme, duke i dhënë Berkshire Hathaway një fuqi financiare sa për të blerë të gjitha kompanitë amerikane përveç 25 më të mëdhave.

Në një intervistë për CBS News, Buffett i quajti tarifat “një akt lufte, në një farë mase”, duke treguar hapur shqetësimin e tij për politikat ekonomike të Trump. Megjithatë, ndryshe nga shumë të tjerë, ai duket se ka përfituar prej tyre.

Kush është miliarderi i vetëm nga 500 më të pasurit e

Warren Buffett dhe Donald Trump

Ndërkohë që tregjet botërore shemben – me indeksin S&P 500 që ka rënë me gati 20% që nga shkurti – Trump vazhdon me kokëfortësi të mbrojë tarifat, duke i cilësuar si një strategji për të ringjallur prodhimin amerikan. Ai paralajmëroi se nëse Kina nuk tërhiqet nga kundërmasat e saj tarifore deri më 8 prill, SHBA do të vendosë tarifa shtesë prej 50% më 9 prill, duke rritur frikën për një recesion global.

Lexo edhe :  Microsoft-i mbush 50 vjet, si nisi kompania?

Ndërkohë, Berkshire Hathaway, me një vlerë tregu prej 1.06 trilionë dollarësh, po zhvendos vëmendjen drejt investimeve në Japoni, duke shtuar aksionet në pesë shtëpi tregtare gjigande si Itochu, Marubeni, Mitsubishi, Mitsui dhe Sumitomo.

Buffett ka shitur gjithashtu edhe pjesë nga perandoria e tij në pasuri të paluajtshme. Sipas Wall Street Journal, kompania Compass është në bisedime të avancuara për të blerë HomeServices of America, degën imobiliare të Berkshire.

Ndërkohë, pjesa tjetër e botës financiare po lëngon: vetëm të premten u zhdukën 32.9 miliardë dollarë nga pasuritë e miliarderëve – dita më e keqe që nga pandemia e COVID-19. Vlera totale e humbjeve të 500 njerëzve më të pasur ka arritur në 536 miliardë dollarë në vitin 2025.

Ndërsa Trump i qëndron i palëkundur tarifave, ekspertët paralajmërojnë se pasojat mund të jenë katastrofike për ekonominë globale. Por për Warren Buffett, njeriun që bleu aksionin e parë në moshën 11-vjeçare dhe ndërtoi një nga perandoritë më të mëdha financiare në botë, kjo krizë po rezulton të jetë një tjetër kapitull suksesi. /e.t

Të fundit

15 prill 1989/ Tragjedia e Stadiumit Hillsborough, 93 tifozë anglezë humbin jetën

Më 15 prill 1989, gjatë gjysmëfinales së FA Cup mes Liverpool-it dhe Nottingham Forest-it në stadiumin Hillsborough në Sheffield,...

VIDEO/“Ishulli” i shpëtimit, shtëpia që i rezistoi përmbytjeve me 21 viktima

Një familje në Tennessee, SHBA, ka mahnitur gjithë vendin duke arritur të shpëtojë shtëpinë e tyre nga përmbytjet katastrofike falë një dige të ndërtuar...

Vijon shpërndarja e fletëve të votimit, 57 646 zarfe të dërguara deri më tani në 6 shtete

57,646 zarfe me fletët e votimit janë nisur deri më tani në diasporë për zgjedhjet e 11 Majit. Deri më tani janë dërguar fletët...

Pas incidentit në “Big Brother”, ja ku shfaqet Jozi (VIDEO)

Të shtunën e kaluar gjatë primes së “Big Brother VIP Albania 4”, një ngjarje e paprecedentë ndodhi kur  Jozef Marku e goditi me shuplakë...

Ishte arratisur nga burgu, si iu fsheh policisë në “mes” të Tiranës 2 muaj Daut Laze

Dy muaj pas arratisjes së bujshme nga burgu i Shënkollit, u arrestua mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit, në kryeqytet, Daut Laze. 49-vjeçari...

Lajme të tjera

Web TV