Një moment mes presidentit amerikan Donald Trump dhe bashkëshortes së tij, Melania Trump, ka tërhequr vëmendjen gjatë ceremonisë së firmosjes së një urdhri ekzekutiv për shëndetin e grave në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë aktivitetit të zhvilluar në Kopshtin e Trëndafilave, Trump i dha stilolapsin bashkëshortes së tij për të firmosur dokumentin dhe bëri një koment me humor, duke vënë në dyshim rëndësinë e firmës së saj.
“Nuk e di nëse firma e saj ka ndonjë vlerë”, u shpreh presidenti amerikan, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.
“Jo, e jotja është ajo që ka rëndësi”, u përgjigj me buzëqeshje Melania
Në fakt, firma e zonjës së parë kishte karakter simbolik, pasi autoriteti ligjor për nxjerrjen e urdhrave ekzekutivë i takon presidentit. Megjithatë, Melania ka luajtur një rol të rëndësishëm në nismën për forcimin e kërkimeve shkencore dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor për gratë.
Urdhri ekzekutiv i firmosur nga Trump parashikon krijimin e një Divizioni për Shëndetin e Grave pranë Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH), si dhe ngritjen e një grupi pune në Shtëpinë e Bardhë, me synimin për të koordinuar politikat dhe kërkimet në këtë fushë.
Nisma vjen pas takimeve të zhvilluara nga Melania Trump me presidentin dhe zyrtarë të shëndetësisë, me synimin për të adresuar boshllëqet në kërkimin shkencor dhe kujdesin shëndetësor për grat
Ndërkohë, momenti humoristik gjatë firmosjes së dokumentit u regjistrua në video dhe u shpërnda në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen për shkëmbimin e batutave mes çiftit presidencial.
