Last Updated on 08/04/2025 by adminfjala
Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat 2-1 në transfertë Bayern Munich.
Skuadra italiane është mbrojtur me rregull përballë bavarezvëe duke i lejuar raste me pikatore, ndërsa gjeti avantazhin me një gol spektakolar të Lautaro Martinez. Vendasit vonuan në reagimin e tyre dhe ishin lehtësisht të kontrollueshëm nga italianët në iniciativat sulmuese.
https://twitter.com/monoxeneize9/status/1909693506798387555?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA
Por si për ironi të fatit, “i larguari” Thomas Muller ishte ai i cili u mundua të kthente në lojë skuadrën e tij teksa shënoi golin e barazimit në minutat e fundit.
Por një pavëmendje e prapavijës së vendasve u kushtoi shtrenjtë, pasi Frattesi gjeti hapësirën për të shënuar golin e 2-1, që i jep Interit një avantazh të rëndësishëm për sfidën e kthimit në “San Siro”./ D.C
Frattesi recoloca os italianos em vantagem na Allianz Arena: Bayern 1×2 Inter
🔥 Quer ver os gols do #ChampionsLeague? Então, segue a gente e não perca nenhum lance! 📲⚽https://t.co/5uYWO5KYrj
— Papo de Boleiros 🇧🇷 (@_papoboleiros) April 8, 2025