Zbulohet 35 ishuj të rrezikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i fundit ka zbuluar një fenomen shqetësues në Arktik: formimi i 35 ishujve të rinj dhe mbi 2,500 kilometra vijë bregdetare si pasojë e shkrirjes së akullnajave. Studiues ndërkombëtarë analizuan pamje satelitore të mbi 1,700 akullnajave në Groenlandë, Alaskë, Arktikun Kanadez, Rusi, Islandë dhe Svalbard. Ky ndryshim i shpejtë gjeografik po rrezikon komunitetet bregdetare dhe po ndikon rëndë në ekuilibrin klimatik global.

Gjatë dy dekadave të para të shekullit XXI, rreth 85% e akullnajave që derdhen në det janë tërhequr ndjeshëm, duke krijuar tokë të re dhe bregdet të ri çdo vit. Vetëm midis viteve 2000 dhe 2020 janë zbuluar mesatarisht 123 kilometra vijë bregdetare çdo vit. Pjesa më e madhe e këtij transformimi është regjistruar në Groenlandë, ku akullnaja Zachariae Isstrom ka krijuar 81 kilometra vijë bregdetare të re, më shumë se çdo akullnajë tjetër në hemisferën veriore.

Megjithëse formimi i ishujve të rinj mund të duket interesant, studiuesit paralajmërojnë për rreziqe serioze. Këto toka të reja janë të paqëndrueshme dhe të rrezikuara nga rrëshqitjet e dheut, të cilat mund të shkaktojnë tsunami shkatërruese, shkruan a2. Një ngjarje tragjike ndodhi në vitin 2017 në Groenlandë, kur një rrëshqitje dheu krijoi një tsunami me dallgë deri në 100 metra. Pasojat ishin fatale: katër të vdekur, nëntë të plagosur dhe një fshat i tërë u braktis.

Studimi, i botuar në revistën Nature, tregon se Arktiku po ngrohet katër herë më shpejt se pjesa tjetër e planetit. Kjo përshpejton tërheqjen e akullnajave, duke rritur nivelin e detit dhe rrezikuar qytete bregdetare në mbarë botën. Humbja e akullnajave ndikon gjithashtu në burimet e ujit të pijshëm dhe sigurinë ushqimore për mbi 2 miliardë njerëz që varen nga uji i shkrirë për bujqësi. /e.t

Të fundit

Anketimi/ Të varfrit në Gjermani po varfërohen më shumë

Sipas një studimi të botuar së fundmi, situata ekonomike për të varfrit e Gjermanisë është përkeqësuar me shpejtësi, me...

Tragjedi në Indi, të paktën 15 të vdekur nga një zjarr në Kalkuta

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri shkatërrues që shpërtheu në një hotel në qytetin e Kalkutës, në verilindje...

Stres nga nxehtësia/ Punonjësit shqiptarë më të cenuarit nga ndryshimet klimaterike

Rreziqet klimatike kanë një ndikim të drejtpërdrejtë tek njerëzit, duke ulur të ardhurat dhe duke dëmtuar asetet prodhuese. Në Ballkanin Perëndimor, rritja e temperaturave...

Krimet zgjedhore/ Shumë prokurorë për një “grusht” hetimesh

Kryepokurori Olsian Çela në një deklaratë për media tha se shumë prokurorë janë në “gadishmëri” vetëm të krimeve zgjedhore. Edhe pse deri më sot...

Raporti i ODIHR/ “Fushatë e qetë, por po përdoret administrata”

ODIHR ka publikuar raportin paraprak për fushatën zgjedhore. Ai vë në dukje shqetësime të tilla si përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale, presioni...

Lajme të tjera

Web TV