Meghan Markle zbulon betejën e frikshme shëndetësore që përjetoi pas lindjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dukesha e Sussez, Meghan Markle ka lançuar episodin e parë të podkastit të saj të ri. Ajo ka treguar për herë të parë betejën e frikshme me shëndetin pas lindjes.

Pasi u diagnostikua me pre-eklampsi, ajo e përshkroi gjendjen në atë periudhë të frikshme, ku veç komplikacioneve të rënda shëndetësore duhet të gënjente veten se ishte mirë.

Po ashtu Meghan tha se i duhej të përballej edhe me pjesën tjetër të botës që nuk ia kishin idenë se çfarë po ndodhte me shëndetin e saj.

“Bota nuk e di se çfarë po ndodh, por këto gjëra janë frikëra të mëdha mjekësore”, tha ajo.

Por çfarë është pre-eklampsia?

Është një gjendje që prek disa gra shtatzëna, zakonisht gjatë gjysmës së dytë të shtatzënisë (nga java e 20-të) ose menjëherë pas lindjes së foshnjës së tyre.

Shenjat e hershme të pre-eklampsisë përfshijnë presionin e lartë të gjakut dhe proteinat në urinë – shenja që duhet të vihen re gjatë takimeve rutinë antenatale.

Mund të zhvillohen simptoma të mëtejshme, duke përfshirë: dhimbje koke të forta, probleme me shikimin, të tilla si turbullim ose ndezje, dhimbje pak poshtë brinjëve, të vjella, ënjtje e papritur e fytyrës, duarve ose këmbëve.

Megjithëse shumë raste janë të lehta, gjendja mund të çojë në komplikime serioze për nënën dhe foshnjën nëse nuk monitorohet dhe trajtohet, thotë NHS.

Sa më herët të zbulohet, aq më e mirë është perspektiva për nënën dhe foshnjën.

Megjithëse shumica e rasteve të pre-eklampsisë nuk shkaktojnë probleme dhe përmirësohen menjëherë pas lindjes së foshnjës, ekziston rreziku i komplikimeve serioze.

Të fundit

Shkrumbohet banesa në Kolonjë, i moshuari që jetonte i vetëm përfundon në spital

Është përfshirë nga flakët një banesë në fshatin Sallonjas në Kolonjës, ku mësohet se jetonte i vetëm një 80-vjeçar. Sipas...

“Rama ik”, episodi i pakëndshëm gjatë takimit të kryeministrit me të rinjtë në Kamëz

Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me të rinjtë e Kamzës, një zë nga rruga është dëgjuar gjatë fjalës së tij duke thirrur “Rama...

Seanca konstituve dështoi, IKD: Letra e dorëzuar nga Kurti, nuk paraqet akt të dorëheqjes

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas IKD-së, shkak...

Berisha në Vlorë: Lubi Balluku mori 50 milionë euro me tunelin e Llogarasë!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nga Vlora hodha akuza në drejtim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku duke thënë se “mori...

Arrestohet William Levy, ja akuzat që rëndojnë mbi yllin e telenovelave meksikane

Aktori i njohur, William Levy, ka përfunduar në prangat e policisë amerikane. 44-vjeçari është arrestuar në Broward Country, Florida, për sjellje të pahijshme. Mediat e...

Lajme të tjera

Web TV